Mirëqenie

May 4, 2017 | 14:15

Alzheimeri dhe dieta që mbron trurin

1

Të menduarit, konfuzion, ndryshime në personalitet, probleme me komunikimin dhe sjelljen, janë këto disa prej shqetësimeve që shfaqin të moshuarit që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Sipas dietologes Anila Kalleshi, Alzheimeri është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore.

“Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Me përkeqësimin e kësaj sëmundjeje, humbet kujtesa dhe shenjat e tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara. Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se nëse ju mund të reduktoni H-në (homocysteinës), ju mund të reduktoni edhe rrezikun e marrjes së sëmundjes Alzheimer. Homocysteinë është e lidhur me dëmtimin e trurit. Dëshmitë janë shumë të qarta. Sa më e lartë që të jetë homocysteina, aq më i lartë është edhe dëmtimi i trurit”, shprehet Kalleshi, e cila na njeh edhe me regjimin ushqimor që ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e homocysteinës. Stili i jetesës ka po ashtu peshë. Një jetë larg veseve, duhanit dhe alkoolit është po kaq me rëndësi e kombinuar po ashtu kjo me aktivitet fizik.

SIMPTOMAT E SËMUNDJES ALZHEIMER

Duke u ndalur te sëmundja e Alzheimerit, dietologia na njeh edhe me simptomat me të cilat manifestohet. Sipas Kalleshit, personat e kanë të vështirë të mbajnë mend gjërat ose të mësojnë informata të reja. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes ndodh humbja afatgjatë e kujtesës, që do të thotë se personi nuk mund t’i mbajë mend informatat personale, si vendin e tij/saj të lindjes ose profesionin, ose emrat e anëtarëve të ngushtë të familjes. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të humbasin kur dalin vetëm dhe mund të mos jenë në gjendje të mbajnë mend ku janë ose si të shkojnë diku. Ata mund të mos i njohin vendet dhe situatat e mëhershme familjare. Ata po ashtu mund të mos i njohin fytyrat e familjarëve ose të dinë se çfarë dite e javës është, ose madje edhe cili vit është. Mund të harrojnë po ashtu se ku i vendosin gjërat që i përdorin çdo ditë, si gotën, çelësat, telefonin etj. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund ta kenë më të vështirë se zakonisht t’i bëjnë disa gjëra, si llogaritjet e pagesave.

Për shembull, ata mund të harrojnë se çfarë nënkuptojnë numrat dhe çfarë duhet bërë me ta. Personat fillojnë ta kenë të vështirë të kryejnë obligimet ditore si të ushqyerit, veshja ose pastrimi. Edhe planifikimi i detyrave ditore po ashtu është i dëmtuar. Personi bëhet i zemëruar, i irrituar, nervoz ose i qetë në mënyrë të pazakonshme. Me kalimin e kohës, njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të bëhen të hutuar, paranoidë ose me frikë. Mund të largohen nga shtëpia në një ditë të ftohtë pa gëzof ose këpucë, ose mund të shkojnë në shitore të veshur me pizhame. Personat nuk mund t’i thonë fjalët, emrat e objekteve (edhe ata të cilët janë shumë të njohur për ta, si për shembull, lapsi), ose të marrin vesh kuptimin e fjalëve të zakonshme. Njerëzit me këtë sëmundje mund të bëhen shumë pasivë dhe kanë nevojë për shtytje për t’u përfshirë dhe ndërvepruar me të tjerët. Personat mund të flenë gjatë ditës dhe të qëndrojnë zgjuar gjatë natës.

Regjimi ushqimor dhe stili i jetës

Hani zarzavate jeshile

Konsumoni të paktën 5 vakte të vogla me zarzavate dhe fruta në ditë. Kjo nënkupton ngrënien e dy vakteve me fruta dhe tri vakteve me zarzavate. Alternoheni çdo ditë zgjedhjen tuaj. Në lidhje me frutat, një mollë në ditë e mban doktorin larg sëmundjeve.

Hani gjysmë hudhre në ditë. 

Përpara se të filloni që ta konsumoni atë, duhet të keni njohuri për tensionin tuaj.

Pakësoni kripën

Mos hidhni kripë kur ju gatuani ose në ushqimin në pjatën tuaj. E vetmja kripë e shëndetshme është kripa Solo, që ka gjysmën e sodiumit të kripës normale dhe shumë potasium e magnez. Përdoreni këtë në mënyrë të moderuar.

Ndërprisni kafenë dhe çajin

Mos pini më shumë se një filxhan kafe, ose dy filxhanë çaji në ditë. Kafetë ose çajrat e tepërt stimulojnë më shumë organizmin tuaj dhe shpeshherë e dërgojnë në një gjendje moskontrolli. Shfaqen ankth, shtim të stresit, mungesë përqendrimi etj.

Kufizoni alkoolin

Reduktoni konsumimin e alkoolit në një gotë verë të kuqe në ditë. Në mënyrë ideale, konsumimi i verës duhet të jetë 4 gota verë në javë.

Reduktoni stresin

Nëse jeni nën një stres, ose e gjeni veten që reagoni në mënyrë stresuese në shumicën e kohës, merrni një vendim për të reduktuar stresin duke ndryshuar rrethanat që stresojnë sjelljen tuaj. Kuptoni se cilët janë shkaktarët e stresit tuaj dhe shmangini.

Ndaloni konsumimin e duhanit

Duhani nuk është asgjë tjetër sesa një vrasje e ngadaltë. Sa më shpejt ta lini atë, aq më gjatë do të jetoni.

Merrni multivitamina

Merrni multivitamina të fuqisë së lartë dhe suplemente mineralesh që ju sigurojnë të paktën 25 mg të vitaminave kryesore B, 200 mcg folate dhe 10 mcg të çdo vitamine B12 dhe B6, plus A, D dhe E, si dhe mineraleve magnez, selenium, krom e zink./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top