Lifestyle

August 13, 2017 | 20:21

Ambasadorë e turistë në festë me Birra “Korça”, edicioni kulmon sot me “3 Muskëtierët”

Nga Dhorjela Çule

Mijëra pjesëmarrës kanë shijuar gota pa fund të birrës Korça, thuajse deri në të gdhirë në të katërta netët e festës së birrës në Korçë. Mes pjesëmarrësve ka pasur shumë turistë të huaj, si edhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

4Ambasadori çek, Jaroslav Ludva bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, kanë qëndruar me orë të gjata mbrëmjen festive të natës së tretë, ndërsa kanë shijuar birrën e këtij qyteti. Ai shprehu një vlerësim mjaft të lartë për këtë organizim, ndërsa veçoi birrën “Korça” si një birrë mjaft cilësore për t’u shijuar në këtë mbrëmje të nxehtë, me muzikë e kërnackat e famshme të Korçës. Veç tij pjesëmarrës kanë qenë edhe ambasadori izraelit dhe ai spanjoll.

Ndërkohë, edicioni i 11-të i festës së “Birra Korça”, do të përmbyllet sonte me pjesëmarrje rekord turistësh.

Nata e pestë e festës do të kulmojë me performancën në shesh të “Tre Muskëtierëve”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Gjithashtu, sonte do të ndezin skenën edhe këngëtarë të tjerë, si Renis Gjoka dhe Urband Band, por do të ketë edhe serenata të njohura nga Vasillaq Niço.

Ndërkaq, mbrëmë skena gëloi nga muzika shqiptare dhe e huaj me këngëtarë të njohur si Devis Xherahu, Eugent Bushpepa, Gjergj Kaçinari, por edhe Meital Barzilay.

Ajo që binte në sy natën e mbrëmshme, ka qenë pjesëmarrja e mjaft turistëve të huaj, të cilët kërkonin “Birrën Korça”. Gjithashtu, gjatë ditës, turistët e informuar për birrën e këtij qyteti, kanë kërkuar të vizitojnë ambientet e fabrikës.

Ata u shprehën të impresionuar me fabrikën dhe teknologjinë e përdorur për prodhimin e saj. Ndërkaq, nuk ka munguar edhe konsumi nga birra e sapoprodhuar, por edhe shkrepje të pafundme fotosh, si kujtim në fabrikën e birrës. “Është fantastike të konsumosh birrën direkt nga fabrika.

Kjo birrë është mjaft cilësore dhe qyteti duhet të krenohet me të. Ne po na shijon shumë kjo birrë dhe festa që organizohet këtu”, u shpreh një turist francez. Dje në Korçë kanë qenë të pranishëm edhe disa ambasadorë, si ai i Spanjës, Vicente Canelles Montero, ambasadori i Çekisë, Jaroslav Ludva dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin.

Gjithashtu, edhe ish-ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Pandelis Karkabasis. Veçse kanë qenë në mbrëmje në festë, ku kanë shijuar “Birrën Korça”, ata kanë kërkuar gjithashtu të vizitojnë edhe ambientet e fabrikës së “Birra Korça”.

Sipas organizatorëve, sonte që përkon edhe nata e fundit e festës, përmbyllja do të jetë spektakolare. Numërohen qindra mijëra gota të “Birra Korça” të konsumuara në katër netët e para, birrë, e cila është cilësuar nga të pranishmit si mbretëresha e birrës shqiptare.

3

8

1

2

9

57

4

10

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top