Në fokus

March 30, 2017 | 12:52

Ambasadori Lu rrëfen historinë rrënqethëse të një vajze të përdhunuar. “Mos heshtni, jini të guximshëm!”

Nga ekspozita e fotografive e titulluar “Të guximshme për ndryshim”, ambasadori amerikan Donald Lu, u bëri thirrje vajzave dhe grave, të mos heshtin, por të denoncojnë dhunën e të gjitha formave, pasi vetëm kështu mund të luftohen dukuri të tilla. Duke sjellë dy shembuj  në fjalimin e tij, ambasadori Lu u bëri thirrje dhe prindërve që të jenë të guximshëm dhe të mbështesin fëmijët.

untitled

“Është e paligjshme që publikohet emri i një viktime përdhunimi. Më 16 dhjetor të vitit 2012 gjashtë burra në një autobus një New Dehli përdhunuan në grup një vajzë 23-vjeçare, që studionte për t’u bërë fizioterapiste. Ata jo vetëm që e përdhunuan, por e rrahën për vdekje. Mjekët bënë çmos për ta shpëtuar. Qeveria e dërgoi me avion në Singapor për mjekim, por ajo ndërroi jetë atje. Para se të vdiste, këmbënguli që të fliste me mediat për t’u treguar historinë e saj dhe për të folur në emër të të gjitha viktimave të dhunës, në një kulturë që prej një kohe tejet të gjatë, fajësonte viktimat dhe jo autorët.

Pas vdekjes së saj, më shumë se 100.000 protestues të vjetër dhe të rinj, burra dhe gra u mblodhën para zyrës së Kryeministrit për ta dënuar këtë krim. Qeveria u përgjigj duke i dërguar Parlamentit ndryshimet kryesore në ligjet kundër përdhunimit dhe sulmit seksual. Sot India ka ligje kundër dhunës seksuale më të përparuara se SHBA dhe pjesa më e madhe e Evropës. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një vajze të guximshme që vendosi se nuk do të ishte e heshtur.

Pata mundësinë që të takohesha me prindërit e një vajze në një ceremoni private që ambasada e SHBA-së organizoi, për t’i dhënë asaj pas vdekjes çmimin “Gruaja e Kurajës”. Ishte një takim që nuk kam për ta harruar kurrë, sepse prindërit ishin po aq të guximshëm sa ajo. Ato donin të ngrinin zërin e tyre dhe të siguroheshin që vdekja e vajzës së tyre kishte shërbyer për diçka. Është thelbësore që ne burra dhe gra, të dalim në mbrojtje të fuqizimit të grave dhe vajzave dhe të ndëshkojmë dhunën, diskriminimin dhe paditurinë”, tha ambasadori Lu, duke nënvizuar se këto fjalë janë të një babai që ka një vajzë 12-vjeçare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top