Shumë persona në një ambient pune, zhurma dhe dhunimi i vazhdueshëm i privatësisë shtojnë nivelin e stresit te personat që punojnë në një ambient të hapur zyre dhe i përballin ata me probleme më të mëdha shëndetësore, si: tensioni i lartë, gripi dhe ftohja.
“Në këtë përfundim – shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail” – kanë arritur studiuesit e “Queensland University of Technology” në Brisbane, Australi, pasi kanë marrë në analizim një seri të gjatë studimesh mbi këtë argument.”
Po cili ishte rezultati i këtij studimi? Natyrisht negative për punonjësit, por edhe për kompanitë, të cilat janë të detyruara të zëvendësojnë punonjësit e tyre të sëmurë dhe për rrjedhojë përballen dhe me rënie të produktivitetit në punë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.