Studim

September 25, 2018 | 14:59

Ky është momenti më i përshtatshëm për konceptimin e një shtatzënie

Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përfitojnë nga marrëdhëniet dy herë në një natë. Shkencëtarët zbuluan se sperma e grumbulluar tre orë pasi një burrë ka kryer seks, noton më shpejtë dhe ka më shumë gjasa të fekondojë një vezë.

Duke përdorur spermatozoidet e prodhuara jo më shumë se 180 minuta pas derdhjes së fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se edhe normat e suksesit të fekondimit mund të rriten me një të tretën.

Gjetjet bien ndesh me mitin se një burri i duhet midis 24 dhe 36 orë për të  ‘mbushur’ bankën e tij të spermës pas ejakulimit. Mostrat e spermës u morën nga 250 burra dy ditë dhe disa orë pasi ata ejakuluan së fundmi.

Studiuesit e udhëhequr nga Dr. Da Li në Spitalin Shengjing të Kinës, krahasuan vëllimin e spermës dhe shpejtësinë e tyre midis mostrave të ndryshme.

Steriliteti përfshin rreth 11% të grave dhe 9% të meshkujve në moshë riprodhuese në SHBA. Shifrat sugjerojnë se rreth një në shtatë çifte kanë vështirësi në “krijimin” e një shtatzënie në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Burimi / oranews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top