Lifestyle

November 20, 2017 | 8:20

Anais Lika: Pasioni për artin dhe të qenit mbesë e Inis dhe Ingrid Gjonit

Një vajzë e re, por shumë e talentuar, ajo është bërë gjithaq dhe një nga fytyrat më të këndshme të shoubizit shqiptar. Bëhet fjalë për aktoren Anais Lika. Paralel me angazhimet e saj televizive, për herë të parë ajo interpreton në një shfaqje teatrore, konkretisht në “Çifti i çuditshëm” me regji të Inis Gjonit.

anaisE ftuar në emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News24, ajo ka rrëfyer gjithçka mbi përvojat e saj televizive, pjesëmarrjen në kastin e “Dance with me”, të shkuarën si balerinë, por të tërhequr për shkak të një dëmtimi në gju, lidhjen e saj të dashurisë, marrëdhëniet me tezen e saj, Inis Gjonin dhe gjithçka përkufizon jetën e artistes së re.

INTERVISTA

Teksa biseduam së bashku pak përpara intervistës, po zbuloj pak nga pak se këto kohë në publik, për atë që ne kemi parë, është ai njeriu shumë energjik, shumë i qeshur, shumë i zoti, dhe që padyshim ka ardhur një pikë që edhe pse merr shumë gjëra përsipër, lodhja më duket ka bërë të vetën.

Po mundohem shumë ta superoj. Të dy projektet që kam për momentin mbarojnë në të njëjtën kohë. Kam menduar që pas kësaj periudhe t’i dhuroj vetes një muaj apo dy muaj pushime që të rikuperoj pak, pasi nuk kam qenë kurrë kaq e hallakatur.

Dy projektet që janë në transmetim, janë “Dance with me” një spektakël, i cili në pakt të ka parë në një prizëm shumë të veçantë, madje kur të pyeta në telefon nëse ke qenë në balerinë, pasi ishte impresionuese performanca jote…

Të mendosh që kam dhjetë vjet që e kam lënë baletin, për shkak të një dëmtimi në gju. Dhe mbaj mend zyshat e baletit që më thonin: Një ditë ta lësh baletin, të lë baleti tërë jetën. Çuidërisht pas 10 vjet sparkatën e bëj shumë mirë.

“Dance with me” është një sfidë e përditshme ku përballesh jo vetëm me publikun, por edhe me sfidën, gjykimin e jurisë apo paragjykimin deri dhe ofendime, duhet të luash shumë me emocionet përveçse me pjesën emocionale.

Unë jam emotive.

Ke qarë ndonjëherë?

Kam qarë, por në prapaskenë. Ndodhi një ditë që bëra një nga këto deklaratat shokuese. Jam emotive. Në momentin e parë që mund të më kritikojnë, mund të më mbushen sytë me lot, mund të mërzitem. Kurse te Dance-i për momentin jam munduar ta mbaj pak veten dhe këtë emocionin e madh që nuk e kontrolloj dot. Ndjehem goxha komode.

Ti në fakt ke një performancë goxha profesionale, ndërsa partneri nuk ndihet kaq i familjarizuar.

Ai është një djalë që është marrë me botën e ekranit, është moderator, por nuk është se ka shumë lidhje me botën e baletit. Dhe aq sa bën është shumë, mendoj unë.

Nuk je përpjekur ta mësosh?

Përveçse jam emotive, jam dhe pak nevrike. Me Albin kemi një marrëdhënie si macja me miun. I bërtas shumë.

E mban ai drurin?

Kam përshtypjen se nga puntatat e fundit, edhe mund të ndodhë.

anais1

Ta lëmë mënjanë Dance-in, flasim për anën profesionale. Aktualisht je me “Çifti i çuditshëm”, për herë në parë në skenën e teatrit si aktore mes një trupe profesionistësh.

Kur u futa në Akademi të Arteve, kam pasur fat të madh të kisha pedagog Timo Fllokën, Gaz Gjokën. Kam punuar dhe mësuar nga ata. Tre vitet e akademisë isha shumë e lumtur. Ndryshova 360 gradë. Ishte ajo që unë doja të bëja.

Je mbesa e Inisit e kjo të ka mbështetur më shumë?

Më thonë mbesa, por po luftoj mos më thërrasin. Në fakt është gjëja më e bukur.

Të kesh dy teze ku njëra është serioze dhe tjetra ekstroverte, ti nga cila ke marrë më shumë?

Pak nga të dyja. Seriozitetin shumë të madh në punë të Inisit, dhe pastaj gjithë pjesën tjetër nga Ingridi. Në fakt unë kam qëndruar më pranë me Ingridin për shkak të diferencës në moshë. Jam e dashuruar pas asaj që bën Ingridi. Unë i adhuroj.

I kthehemi teatrit, skena dhe emocioni që ke ndjerë në të?

Kur Inisi merr një vepër, ne e lexojmë më përpara të gjithë si familje, që t’i japim një ide. E kisha lexuar shumë më parë. Nuk e kisha menduar që Inisi të më jepte një rol. Kur më tha për të luajtur në teatër, isha shumë e lumtur sepse ishte hera e parë që luaja me një kast aktorësh të njohur, do shkelja për herë të parë në skenën e teatrit kombëtar dhe më në fund një ëndërr që u bë realitet pasi unë kur mbarova shkollën nuk pata mundësi që të luaja apo punoja në teatër. Jam marrë dy vjet me televizion e kjo më ka larguar pak. Edhe pse TV nuk ishte ëndrra e madhe apo qëllimi në jetë. Gjithmonë kisha pasion teatrin. Shpresoj që dhe njerëzit të më kuptojnë që Inisi nuk më ka marrë sepse më kishte mbesë, por më ka marrë sepse karakteri më përshtatej.

inisiUnë e pashë shfaqjen e mund të them se në premierë ishe pak e emocionuar, dhe ndihej fakti që ngjiteshe për herë të parë në skenë. E ke fituar pas herëve të tjera qetësinë?

Bëra atë që më kishin mësuar, që publiku është muri i katërt, kurse në premierë kisha një çik atë që, kush ka ardhur të më shohë tani, a po i pëlqen.

Karakteri që interpreton të përshtatet edhe prej moshës. Je një nga motrat që joshin këtë çiftin e çuditshëm. Femrën joshëse që doemos të ketë një mashkull…

Jam hiperaktive, e hedhur, këtu më përshtatet, por për pjesën e joshjes nuk e di. Sepse çfarë kam joshur, nuk e di në i kam joshur deri në momentin që i kam parë aty.

Sa shfaqje u bënë?

Kemi vënë 8 do të vëmë dhe 4 në teatrin e Durrësit. Ndoshta e rikthejmë në Tiranë e mandej të shohim nëse do të ketë tur nëpër Shqipëri.

Të jesh motra e Rozana Radit do ta dëshiroje edhe në jetë?

Unë Rozanën e kam shumë xhan, dhe e kam pasur edhe para se të luanim bashkë. Sepse duke qenë se rrija me Ingridin shumë, e takoja. Kemi një marrëdhënie shumë të bukur, nuk na mbetet hatri. 8 ditët e shfaqjeve i thërrisnim njëra-tjetrës: Hë mi, erdhe mi acaruese!

Si është kjo puna e të punuarit shumë e të mos fituarit shumë para? Duhet të kishe filluar të arkëtoje mirë tani.

Dy vjet që kam punuar në televizion kam pasur një rrogë goxha të mirë, por unë nuk e di se si e shpenzoj. Në fund të muajit isha duke i kërkuar mamit lekë. E kam te vetja keqmenaxhimin e parasë.

fjodoraÇfarë bën ti me paranë?

Kam shumë qejf të nxjerr shoqet dhe shokët për dreka dhe darka. Kam pasur gjithmonë shoqëri me djem dhe jam bërë pak si tip djali që paguaj tavolinën. Jam e lumtur që e bëj, ndërsa në fund të muajit nuk jam aq.

Jeton me mamin dhe babi?

Vazhdoj jetoj ende me ta. Ende nuk e kam menduar të dalë në shtëpi më vete, do ta dëshiroja por është e pamundur. Prindërit më kanë dhuruar vetëm makinën. Më pëlqej të bëj kujdesem për shtëpinë, të gatuaj pse jo kur kam kohë. Gjatë ditës jam e angazhuar por kryesisht fundjavat. Më pëlqen të shëtis.

Nuk dilni ju të dy?

Jemi pa komplekse. Do kisha dëshirë të isha gjithë kohës në udhëtim, jo me avion se kam frikë. Do punoj dhe pak të vë një buxhet mënjanë që të ndjek pasionin. Kur të jem 70 vjet ndoshta.

Nuk më the asnjë plan të afërt me të dashurin?

Jemi njohur që fëmijë, pastaj u bëmë shokë të ngushtë. Pika më pozitive është që kënaqem shumë kur jam me atë, sepse jam vetja ime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top