Në fokus

June 8, 2017 | 16:30

Analiza e nivelit të hekurit në gjak zbulon nëse fëmija vuan nga kjo sëmundje

ADHD është një sëmundje që prek një numër të konsiderueshëm fëmijësh që tashmë kanë filluar të shkojnë në shkollë. Ajo quhet ndryshe edhe “Attention deficit hyperactivity disorder” dhe është një sindromë që ka lidhje me hiperaktivitetin dhe deficitin e fëmijës në lidhje me përqëndrimin. Zakonisht ngatërrohet me shkathtësinë apo mungesën e edukatës tek fëmija dhe për pasojë nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

1

Një studim amerikan na ndihmon si ta diagnostikojmë në kohë.
Sipas tyre problemi mund të diagnostikohet në kohën e duhur, duke matur nivelin e hekurit në organizmin e fëmijës. Truri i fëmijëve që janë të prekur nga ADHD ka nivele të ulëta hekuri, dhe sipas ekspertëve të “Medical University of south Carolina” në Charleston, nivelet e hekurit në trurin e fëmijës shërbejnë si një tregues tepër potencial.

Karakteristikat e sindromës:

• Fëmija e ka të vështirë të qëndrojë i përqëndruar tek një stimul që e merr për një kohë të gjatë. Nuk e vazhdon dot një veprimtari për një kohë të gjatë, dëgjon me vështirësi bisedat, dhe ka vështirësi në përfundimin e detyrave;

• E ka të vështirë të qëndrojë pa lëvizur, pra është tepër hiperaktiv;

• Fëmija është tepër impulsiv dhe shpesh mund të përfshihet në situata të rrezikshme, kjo pasi nuk është i aftë të gjykojë pasojat e veprimeve të tij;

• Nuk respekton hapësirat e të tjerëve, e ka të vështirë të mbajë radhën;

• E ka të vështirë të qëndrojë pa bërë një bisedë kur nuk është aspak momenti dhe shpesh ndërpret personat që janë duke folur;

• Nuk i mban dot nën kontroll veprimet e tij dhe shpesh jep përgjigjen ende pa përfunduar pyetja.

Shenjat e mësipërme shoqërohen shpesh edhe me vështirësinë për të duruar frustrimin, sjellje agresive, vetëbesim të pakët, ndjenja depresive, një nivel të madh ankthi, vështirësi për t’u përballur me ato që e shqetësojnë, motivim i dobët. Pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top