Aktorja fituese e Oskarit Angelina Jolie është caktuar pedagoge në një nga universitetet më prestigjioze britanike.
London School of Economics njoftoi të hënën se Jolie do të japë leksione në programin e Masterit Shkencor që përmban kurse si “Gratë, Paqja dhe Siguria”, “Gjinitë dhe Ushtria”, “Gjinitë dhe Të drejtat e njeriut”.
Së bashku me Jolie në këtë universitet do të japë mësim edhe ish-Sekretari i Jashtëm britanik William Hague.
Jolie Pitt, e cila ka qënë ambasdore për Agjencinë e Refugjatëve UN dhe është një nga delegatet e saj më speciale, ka ngritur zërin për të drejtat e emigrantëve si dhe ka organizuar fushata kundër abuzimeve seksuale e përdorimit të përdhunimit të grave si një mjet lufte.
“Ndjehem shumë e inkurajuar me krijimin e këtij programi Masteri. Shpresoj që institucione akademike të tjera të ndjekin këtë shembull, pasi është e rëndësishme që ne të zgjerojmë diskutimin për të avancuar të drejtat e grave dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet që në mënyrë disproporcionale prekin gratë , të tilla si dhuna seksuale në konflikt”, shprehet aktorja.
“Mezi pres t’i jap mësim studentëve, e të mësoj prej tyre, si dhe të ndaj eksperiencat e mia kur kam punuar krahë qeverive e Kombeve të Bashkuara”, vazhdon ajo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.