Lifestyle

February 9, 2018 | 13:51

Angelina Jolie zbulon se çfarë u këshillon vajzave të saj

Angelina Jolie është padiskutim një nga femrat më me ndikim në botë. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit që pas ndarjes nga Brad Pitt dhe jo rrallë herë bën për vete publikun me fjalimet e saj mbresëlënëse. 

Deklarata e radhës ishte në intervistën e dhënë për revistën “Elle”, ku Angelina ka treguar për bisedën e saj me ish-sekretarin e shtetit John Carry.

Bisedimet e tyre ishin rreth fushatës së vazhdueshme kundër përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj grave. Sipas saj, jo vetëm femrat por edhe meshkujt duhet të ngrenë zërin dhe të bashkëpunojnë për të drejtat e grave.

Jolie ka treguar se shpeshherë i këshillon vajzat e saj Vivienne, Zahara dhe Shiloh se si të jenë vigjilente dhe të zonjat e vetes edhe pse në moshë të vogël.

Aktorja e famshme është shprehur se u thotë vajzave të saj se është mendja ajo që i përcakton si njeri. Pamja e jashtme dhe grimi janë gjëra që i bëjnë të gjithë. Një mendje e mprehtë dhe njohja e vetvetes është arma më e fortë kundrejt çdo mashtrimi apo padrejtësie.

Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top