Lifestyle

January 18, 2020 | 8:18

Anijet Liburn, eksploro magjinë ujore të natyrës shqiptare!

Liburn Marina, distributor i markës shqiptare të skafeve dhe jahteve Liburn. Distributor zyrtar i Mercury Motors, Quick Silver Boats dhe Osculati Marinë për Shqipërinë

Çliroje veten dhe jepi rëndësi informacionit që të nevojitet. Është koha që ka vlerë, ndaj shfrytëzoje atë sa më mirë. Vera ka nisur, dhe pushimet, si një ngjarje e rëndësishme sezonale, duhen konsideruar më së miri. Ndaj, mos lër që aventura të shkojë pa ngacmuar adrenalinën. Anijet Liburn janë një alternativë e magjishme, të arritshme gjithashtu.

Një përvojë nga e cila shumë turistë kanë zbuluar parajsën që qëndron në Tokë. Falë një shërbimi profesional dhe mbështetës, kompania “Liburn Marine” garanton dhe merr përsipër nga A-ja tek Zh-ja mbikëqyrjen teknike, shërbim në kohë për pjesë ndërtimi, përdorimin e vajërave lubrifikantë, si dhe servisin me të gjithë aksesorët për çdo mjet motorik uji lundrues. Si një operator i konsiderueshëm për këto mjete, “Liburn Marine” bashkëpunon me operatorë privatë turistikë, të cilët i kanë dhënë një vëmendje të veçantë lundrimit, duke ndërtuar mole dhe limane për mjetet lundruese që preferohen shumë përgjatë sezonit veror.

Zbulimi i gjireve shqiptare tregon nga viti në vit interesin për përdorimin e motorëve, varkave, skafeve, gomoneve e deri jahteve luksoze. “Liburn Marina”, një markë ekskluzive për Ballkanin, bën të mundur lundrimin komod dhe prekjen nga afër të natyrës së mrekullueshme ujore shqiptare, falë këtyre mjeteve lundruese të prodhuara ekskluzivisht në Shqipëri. “Liburn Marina” është një investim gjigant shumë pranë kryeqytetit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Ambientet e saj janë me kushte e parametra bashkëkohorë të prodhimit, montimit, mirëmbajtjes, duke mundësuar dhe servisin e përgjithshëm modern dhe me parametra ndërkombëtarë për çdo lloj mjeti lundrues. Tek Liburn Marina, çdokush mund të porosisë mjetin lundrues që ka ëndërruar: Skafe, varka, gomone që nisin nga 3 metra deri jahte që përmbushin të gjitha kërkesat e klientëve. Rritja e kërkesave nga jashtë, për të pasur një mjet lundrimi gjatë pushimeve turistike në vendin tonë, ka shtuar kapacitetet e “Liburn Marine”. Francezët, gjermanë, por edhe anglezët falë patentës ndërkombëtare shqiptare që ka “Liburn Marine”, janë ata që kërkojnë më së shumti një mjet lundrues të personalizuar, duke e shëtitur markën ilirike në ujërat ndërkombëtare.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top