Në fokus

November 8, 2016 | 8:54

Ankth nga vdekja? Si t’i ndihmoni fëmijët

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Pas moshës 5 vjeç dhe përgjatë gjithë adoleshencës, ndjenja e vdekjes bëhet më intensive dhe pushton gati gjithë psikikën e fëmijës dhe adoleshentit.

Një nga shenjat e para është, kur rri vetëm, ndjen një pasiguri të pashpjegueshme. Kjo është faza kur përgatitet pavarësia e njeriut.

Pra, fëmija kalon nga varësia e plotë nga i rrituri, në të qenit një njeri i pavarur. Fillimisht fiton pavarësinë fizike dhe hap pas hapi fiton pavarësitë e tjera. Fëmija në këtë fazë të jetës, ecën vetë, flet vetë, ushqehet vetë, kryen nevojat e tij fiziologjike dhe ka kapur konceptin “mirë dhe keq”.

E megjithatë, truri i tij, ende nuk e ka arritur atë nivel pjekjeje apo zhvillimi, që mundësojnë përfundimin e proceseve, që i duhet psikikës për të realizuar mendimin apo të kuptuarit dhe të zgjedhë veprimin apo fjalën e duhur.

Ky proces përfundon në moshën 18 vjeç, thonë neuroshkencëtarët.

Pra, deri në moshën 18 vjeç, ende proceset mbeten të paplota dhe për këtë arsye frika është ende një ndjesi jo racionale. Pasiguria apo ankthi nuk është realizuar në frikën që është një ndjenjë konkrete dhe e emërtuar. Fëmija sapo ka hyrë në fazën e konkretizimit dhe të vetëdijësimit, pra t’i lidhë ato që di dhe të kuptojë shkakun.

Vetëdija e tij, që i mundëson këtë proces lidhës është vetë e pa zhvilluar. Fëmija di gjëra plot, por ende nuk ka mekanizma që të mund t’i bashkojë e përdorë ato që di në kohën e duhur, apo të qetësojë veten.

Prandaj, të rriturit pranë tij, duhet të jenë të vëmëndëshëm që të ndihmojnë fëmijën dhe adoleshentin, të pranojë veten dhe gjëndjen që përjeton, si një situatë normale dhe fazë të rritjes. Kjo fazë e jetës pregatit të rriturin e ardhshëm, dhe natyrisht kërkon asistencën e të rriturit, vullnet, dialog, sport dhe art.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top