Mirëqenie

November 8, 2016 | 8:40

Neutralizoni fiksimet

1

Ka momente kur njerëzit arrijnë në ekstrem për vlerësimin e vetes ndaj paraqitjes fizike: “Nuk e duroj dot hundën time të madhe… vithet e mëdha… Vetëm defekte kam në trupin tim… i urrej krahët e mi…”

Ky qëndrim negativ ndaj defekteve fizike, në shumicën e rasteve, është shprehje e një vuajtjeje të vjetër e lidhur me qëndrimin negativ të prindërve dhe të afërmve tanë ndaj paraqitjes sonë! -shpjegon Michele Freud. Janë disa ushtrime, të cilat mund të na ndihmojnë të pajtohemi me këto pjesë “të urryera” ndaj vetes:

SHIKIMI DASHAMIRËS: Etapa e parë e ushtrimit konsiston në gjetjen e disa fotove tuaja që i pëlqeni më shumë. Më pas, në një letër, bëni dy lista: Ato gjëra që pëlqej tek vetja dhe ato gjëra që nuk më pëlqejnë. Në pozicionin ulur duke u rehatuar mirë, duart drejt, vëreni defektet tuaja dhe më pas mendoni për atë gjë që ju pëlqen më shumë te vetja. Psh, mendoni për sytë tuaj, për ngjyrën, formën e tyre. Prekini ato mbi qepallë, kujtoni komplimentet e shumta që ju janë bërë për to. Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por provoni të përqendroheni për një kohë të gjatë për të ndjerë impaktin e këtyre vërejtjeve të ardhura nga jashtë për fizikun tuaj. Provoni të bëni një gjest, si psh. të shtypni majën e gishtit të madh me atë tregues. Bëjeni këtë ushtrim 4 herë rresht. Mendoni sërish për defektin tuaj duke e ribërë shtypjen e gishtit të madh me atë tregues. Gjeni imazhet pozitive dhe kështu keni mundësinë të kaloni nga njëri te tjetri, derisa ta gjeni veten të qendërzuar në aspektin pozitiv. Ky ushtrim bën të mundur heshtjen e trurit racional dhe i jep liri trurit emocional.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top