Në vetvete nuk ka një term të quajtur ankth mjedisor. Megjithatë, në vitin 2019, një grup ekspertësh nga Aleanca e Psikologjisë Klimatike shpiku këtë term për t’iu referuar një fenomeni që, larg të qenit një patologji, mund të konsiderohet një shqetësim real dhe racional.
Çfarë është ankthi mjedisor?
Në thelb, ankthi mjedisor i referohet shqetësimit për habitatin natyror ku banojmë. Kjo përfshin shkatërrimin e habitatit, ndryshimet klimatike, ndotjen dhe të gjitha problemet dhe fatkeqësitë ekologjike të shkaktuara ose të përforcuara nga veprimi i qenieve njerëzore dhe aktiviteti i tyre prodhues në planet.
Klima dhe shëndeti mendor
Klima ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mendjen e të gjithëve. Disa individë ndihen të prekur nga ajo që po ndodh aktualisht. Të tjerët, nga ana tjetër, shqetësohen më shumë për atë që do të vijë. Për shembull, fakti që disa ishuj mund të zhyten plotësisht në ujë për disa vite për shkak të ndryshimeve klimatike është jashtëzakonisht shqetësues për ta.
Çfarë dimë për të prekurit?
Para së gjithash, ka disa lloje të ankthit që mund të thuhet se janë frikë e pabazë ose e shpërpjestuar (kur e krahasojmë atë me madhësinë ose probabilitetin e kërcënimit). Megjithatë, kur flasim nga pikëpamja ekologjike, ky është një problem real. Për më tepër, kjo ndjenjë pasigurie bëhet një përgjigje e natyrshme për shkak të shqetësimit që provokon. Gjithashtu, sipas të dhënave që mbështesin ekzistimin e problemit, këta faktorë janë veçanërisht të dukshëm te femrat. Arsyeja për këtë është se gratë priren të jenë shumë më të shqetësuara për ndotjen, ngrohjen globale ose ndryshimet klimatike. Në fakt, shumë prej tyre mendojnë se kjo mund të ndikojë edhe në fertilitetin e tyre.
Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.