FB

April 10, 2023 | 8:44

Ankthi, shqetësim i modernitetit

Shqetësime, lodhje, nervozizëm … këto janë disa nga problemet e shkaktuara nga ritmi i lartë i jetesës. Simptoma ankthioze që na udhëheqin në përditshmëri duke ndikuar drejtpërsëdrejti në gjendjen emocionale dhe sjelljet tona. Por e gjithë kjo ngarkesë e manifestuar në dëm të shëndetit mendor, sipas psikologëve e ka një antidodë kuruese: Mjafton të ngadalësojmë ritmin e punëve.

 a

Ankthi, shqetësim i modernitetit. E mundur të reagosh?

Nxitimi për të jetuar, kushtet mjedisore që po e mbysin cilësinë e jetës sonë, janë elemente të vazhdueshëm në përditshmërinë e njeriut. Duket se individi dhe shoqëria kanë nënshkruar një deklaratë në luftë ndaj natyrës, veçanërisht asaj njerëzore. Ushqimet dhe darkat fryhen aq sa gjuhësia dhe komunikimi. Dhe këtu shfaqet ankthi, duke pretenduar së pari të godasë zemrën me rrahje të shpeshta, më pas duke u alternuar me djersitje dhe në fund duke hyrë në thellësi në përqendrimin tonë mbi aftësinë e zgjedhjeve sikundër dhe në metabolizëm. Vështirësia në kontrollimin e shqetësimeve të tepruara, merakut, lodhjeve me lehtësi, vështirësive në përqendrim apo marrjen e vendimeve, harresa, nervozizmi, tensioni i muskujve, prishja e gjumit, janë vetëm disa nga lista e gjatë e simptomave që tani për tani janë pjesë e normale e jetës sonë. Nga kjo pikëpamje, ankthi mund të konsiderohet si sëmundje e dy dekadave të fundit, një lloj kanceri që na bën të jetojmë me ndjenjën se e ardhmja jonë nuk mund të na lejojë minimumin e sigurisë.

 

Çfarë mund të bëjmë? Ka ende një rrugë për të mos u kapur nga kjo vorbull shkatërruese?

Të luftosh ankthin do të thotë të ktheheni një hap prapa për të rigjetur përbërësit e mjedisit që me kalimin e kohës po humbasin. Do të thotë të rigjesh sinergjinë me natyrën, të admirosh heshtjen, të boshatisësh psikikën nga frikërat. Bëhet fjalë për një pezullim të vërtetë të akumulimit të energjive negative që çdo ditë dëgjojmë. Është gjithashtu e vërtetë se edhe medikamentet mund të kenë një efekt të menjëhershëm, por në të njëjtën kohë e dimë se simptoma vjen nga lart, truri. Të kurosh ankthin në bazë, përfshin një proces të parandalimit, para së gjithash të ngadalësimit të jetës sonë në praktikë, për mënyrën se si i japim makinës duke vendosur të ndërrojmë korsinë për të shtuar shpejtësinë etj. Të dëgjosh muzikë të bukur, ta mbash trupin në formë, të konsumosh në mënyrën e duhur ushqimet e zgjedhura, të përdorësh më pak makinën, të fikësh celularin, të dremisësh, të mbyllësh sytë dhe mendosh se ankthi përjetohet për atë që ne bëjmë, për atë që shpesh të tjerët duan dhe për mos pranimin e vetvetes dhe të vërtetave tona.

T’i lëmë mënjanë varësitë që na marrin frymën, të largojmë veten nga teprimet të cilat përdoren si kompensim i shqetësimeve tona, një mohim i plotë i gjendjes që shoqërohet me asfiksi, për sa kohë nuk  ka asnjë kod moral që na pengon për të ndaluar orën.

 

Burimi Psychonews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top