Ankthi bën pjesë në jetën tonë, ku përfshin jetën familjare, bashkëshortore, e profesionale. Pasiguritë dhe pakënaqësitë krijojnë ndjesi frike, mungesë besimi, ndaj dhe humbet rrugën për të zgjidhur konfliktet e brendshme me veten dhe me botën.
Ankthi shpreh disa ndjesi në gjendjen fizike e psikike tonën. Si ta kuptojmë atë?
Kur ke ankth, ndjesitë përshkrojnë gjendjen tonë fizike, si rrahje të shpeshta të zemrës, marrje fryme, ndjesi për të vjellë, dridhje duarsh, dhimbje koke etj. Ankthi shoqërohet me mendime negative, mungesë besimi tek vetja, mungesë force për ta përballuar këtë frikë, që e zotëron individin në rast të tillë.
Kur kemi ankth akut(të menjëhershëm), i cili përjetohet në rastet ku gjendemi të situata kompromentuese, ndjejmë panik për mënyrën sesi duhet përballuar konflikti, zëmërimi apo gjendja stresuese që po ndjejmë. Ankthi kronik, është një gjendje që zotëron një pjesë të kontrollit të sjelljeve dhe ndjesive tona, është një ndjenjë frike e madhe dhe e pakontrollueshme.
Përmirësimi apo kontrolli i ankthit, bën që individit që vuajnë nga shenjat e ankthit, të gjejnë një mënyrë jetese për ta përballuar gjendjen e tyre psikologjike e fizike.
Tek personat që ndiejnë ankth, që kanë shqetësime gjithë kohës, menaxhimi apo kontrolli i sjelljeve do të ishte një nga mënyrat për të siguruar tek ata/ato besim që gjithçka do të shkojë mirë.
–Shmangiet nga situata që sjellin konflikt, reduktimi i stresit në përdishmëri, evitimi për të marrë përgjegjësi përtej aftësive etj.
-Përpiquni të mendoni në mënyrë pozitive, mësoni t’u jepni rëndësi gjërave që kanë vlerë dhe ju mund të përfitoni, kështu i siguroni vetes mendime konstruktive.
-Përpiquni të jeni altruistë do t’ju ndihmojë të jeni më empatikë, të sigurt në vete, dëshirë për të bërë mirë, kështu edhe nivelit i ankthit reduktohet.
-Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme, aty ku mund të jeni të prirur apo ju që bëjnë të ndiheni konfident(të besueshëm),vepron si mekanizëm për të mbrojtuar veten nga rrethi vizioz (si ankthi, stresi), që krijojmë kur ndihemi të pafuqishëm.
-Ndani me pjesëtarët tuaj të familjes problemet, shqetësimet tuaja. Do t’ju ndihmojë të çlironi ndjesitë negative që keni e po përjetoni.
Nëse nuk ja dilni dot sesi të veproni, ju sugjeroj të këshilloheni tek një psikolog për të menaxhuar apo nxitur sjellje pozitive, për të përmirësuar jetën tuaj familjare, bashkëshortore e profesionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.