Këshilla & Arsye

January 19, 2017 | 8:19

Është stresuese puna juaj? Rrezikoheni nga 5 forma të kancerit

1

Nëse jeni duke punuar në një punë stresuese nuk është në rrezik vetëm presioni juaj i gjakut.Përpjekjet për të mbajtur shefin tuaj të lumtur mund t’i kënaqë ata, por kjo e lë trupin tuaj të rrezikohet nga kanceri, sipas një studimi të fundit. Duke punuar në një punë stresuese për 15 vite rrit rrezikun e pesë formave të sëmundjes, paralajmërojnë shkencëtarët. Pasiguria e punës, ngarkesa e lartë e punës, presionet kohore duhet të konsiderohet si një çështje e shëndetit publik, thonë ekspertët.

“Ekspozimi i zgjatur ndaj stresit të perceptuar në vendin e punës është i lidhur me shanse më të mëdha të kancerit”, thonë studiuesit.

Hulumtues nga Universiteti Quebec matën përhapjen e kancerit tek meshkujt në lidhje me stresin e punës, shkruan Daily Mail.

2

Megjithatë, ngarkesa e punës dhe presioni i kohës nuk ishin vetëm dy faktorët e stresit të përmendur nga pjesëmarrësit. Pasiguria e punës, problemet financiare dhe ata të cilët merren me konsumatorët janë gjithashtu faktorë që ndikuan tek 3103 të rritur, që ishin diagnostikuar me kancer. Ndërsa të tjerë faktorë përfshinin kushtet sfiduese ose të rrezikshme të punës, mbikëqyrjen e punonjësve dhe konfliktet ndërpersonale.

Hulumtuesit besojnë se njerëzit nën stres mund të fillojë pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit, dhe të ushqehen jo shëndetshëm,  faktorë të njohur të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top