Në fokus

February 7, 2020 | 8:19

Ankthi tek fëmijët e vegjël, ndikimi në aftësinë e tyre për të funksionuar normalisht

Ka shumë shkaqe të ankthit tek fëmijët, duke filluar nga tensionimi i situatës deri tek ndryshimet biokimike. Kjo gjendje e pakëndshme, përfshin një ndjenjë subjektive të frikës. Nëse fëmija juaj është në gjendje të frikësuar vazhdimisht dhe kjo ndikon në aftësinë e tyre për të funksionuar normalisht çdo ditë, një diagnozë e një çrregullimi ankthi duhet të bëhet nga mjeku.

Shkaqet e ankthit tek fëmijët:

Ndryshimet në jetë

Një vdekje në familje mund të jetë një shkas i garantuar për ankthin tek fëmijët. Nëse ka një humbje të një gjyshi, vëllai, apo kafshe, është e rëndësishme që të njohim efektet që këto humbje shkatërruese mund të kenë në fëmijën tuaj. Përveç humbjes së të dashurve dhe kafshëve të dashura shtëpiake, një tjetër ndryshim i jetës është zhvendosja në një vend të ri. Zhvendosja për fëmijën shpesh rezulton në humbjen e të gjithë familjaritetit në shkollë, miq dhe lagje. Divorci, dhe ndryshimet në mjedisin tuaj të jetesës, të tilla si humbja e një shtëpie për shkak të arsyeve financiare mund të luajnë një rol integral në shqetësimet e fëmijës suaj dhe çështjet e ankthit.

1

Dinamika e familjes

Ndryshimet në dinamikën e familjes mund të ndikojnë në masë të madhe në ndjenjën e sigurisë dhe stabilitetit të fëmijës suaj. Lindja e një vëllai të ri, një ri-martesë, të gjitha ndikojnë në nivelin e stresit dhe ankthit tek fëmija.

Programimi

Shumë familje jetojnë një jetë në lëvizje në ditët e sotme. Fëmijët shkojnë rregullisht në shkollë, në praktikën sportive, klasa muzike, mësime kërcimi etj,  duke lënë pak ose aspak kohë për ata. Disa fëmijë nuk e përballojnë dhe kjo situatë krijon shqetësime dhe frikë në përgjithësi.

Vështirësitë në shkollë

Nëse fëmija juaj ka vështirësi në të mësuarit në shkollë kjo patjetër do të shkaktojë  stres dhe  ankth.

Ngjarjet nga bota

Pas 11 shtatorit, 2001, ankthi në mesin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe në mbarë botën është rritur. Ashtu si ne të rriturit që ndjehemi të frikësuar nga një tjetër sulm terrorist, edhe fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj këtij problemi të ri botëror. Shoqëruar me shqetësimet e terrorizmit, frika e dhunës me armë në shkolla dhe grabitësit e fëmijëve, ky brez i fëmijëve kanë dukshëm më shumë shqetësime se prindërit e tyre kanë pasur në moshën e tyre.

Ekspozimi ndaj medieve

Shumica e fëmijëve do të këmbëngulin se filmi i fundit, shfaqjet televizive …nuk do ti trembin ata, por media e sotme është shumë më e gjallë dhe realiste. Ndonjëherë fëmija juaj mund të mos e kuptojë se duke lexuar një histori të frikshme para se të shtrihet në krevat shkakton makthe dhe ankth.

Shqetësimet ekzistenciale

Disa fëmijë nganjëherë mund të zhvillojnë një ndjenjë të ankthit ekzistencial, ose njohuri të vdekshmërisë personale. Kjo ndjenjë e vdekshmërisë mund të ndikojë dukshëm frikën e fëmijës tuaj për jetën dhe vdekjen, veçanërisht në qoftë se ai ose ajo nuk është i rritur mjaftueshëm emocionalisht dhe mentalisht të kuptojë këtë koncept.

Shqetësimet e mjedisit

Të jetosh në një zonë me sasi të mëdha të ndotjes, mund të shkaktojë ankth tek fëmijët dhe të rriturit po ashtu.

Stresi Post-traumatik

Fëmijët që kanë përjetuar një situatë traumatike, të tilla si një fatkeqësi natyrore, mund të përjetojnë ankth për shkak të kësaj ngjarje të mëparshme.

Ndryshimet biokimike

Ndryshime biokimike mund të ndodhin tek fëmijët për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë trashëgiminë, gjenetikën, hormonet dhe mjedisin.

Kur ankthi fëmijës suaj është  biokimik, mjekimi mund të jetë një alternativë e sugjeruar nga mjeku juaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top