Mirëqenie

December 5, 2020 | 16:19

Ansifarma / Farmacia që meritoni!

 

PRODUKTE FARMACEUTIKE, KOZMETIKE DHE ORTOPEDIKE

2Në ditët e ethshme të shpërthimit të virusit të panjohur, sikundër mjekët, edhe farmacitë ishin fronti i parë i përballjes me fluksin e kërkesave të qytetarëve. Dhe ajo që fillimisht propozonte shkenca si masë parandaluese e frenuese, ekzekutohej menjëherë në shërbime, duke rritur si rrjedhojë interesin për maska, doreza, medikamente antivirale, qetësuese, suplemente që rrisnin imunitetin dhe frenonin përhapjen e infeksionit.

E njëjta situatë vijon të jetë edhe sot. Qytetarë që rendin në farmaci të sigurojnë maskën cilësore apo vitaminat dhe suplementët shtesë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, madje të kërkojnë këshillat e nevojshme në një situatë që ende nuk i dihet fundi. Këtë shembull e hasëm konkretisht pranë “AnsiFarma”, në lagjen 13, e njohur si zona më e rëndësishme turistike në qytetin e Durrësit. Fluksi i qytetarëve ishte i ndjeshëm, ndërsa siç pohon Sigrida Leka, farmaciste e njëherësh drejtuese e “AnsiFarma”, ky vit ishte jo vetëm një tregues domethënës, por një rrugëtim ndryshe nga përvoja mbi 7-vjeçare e farmacisë.

4Përpos gatishmërisë, përkushtimit dhe shërbimit në maksimum, nuk ka munguar për çdo ditë konsulenca falas me kryefjalë pandemisë. “Njerëzit, pacientët kanë reflektuar shumë, janë ndërgjegjësuar. Duke qenë kontakti i parë me ta, kemi dhënë maksimumin për t’i orientuar dhe ndihmuar me një shërbim pararojë, i cili konsistonte në përdorimin e saktë dhe të duhur të suplementit apo medikamentit që nevojitej në situata të tilla”.

1Shërbimi profesional në AnsiFarma i dedikohet 24/7 klientit në mënyrë optimale, falë farmacistëve në staf që këshillojnë dhe promovojnë kujdesin për shëndetin. Në një hapësirë dykatëshe dhe në rrugën kryesore “Pavarësia”, “AnsiFarma” është konceptuar me kategori shërbimesh që përmbushur të gjitha nevojat që konceptohet një farmaci bashkëkohore. Dermoestetika, fjala e fundit e shkencës “AnsiFarma” ka investuar në qasjen dhe ofrimin e të gjitha produkteve më cilësore të dermoestetikës, që nga linjat: Aveene, Rilastil, Korff, La Roche apo Vichy, të cilat nuk janë vetëm për bukurinë por edhe edhe kujdesin ndaj lëkurës. Produkte që e ruajnë lëkurën me parametrat e duhur sezonale, dhe që i përshtaten çdolloj veçorie të lëkurave të ndryshme.

Linjat më të mira për fëmijë

5Për sigurinë dhe mirërritjen e bebes tuaj, AnsiFarma siguron produktet e linjave më të mira për fëmijë, që nga biberonat, shampot, locionet për trupin, kremrat për ndërrim apo pelenat. Është linja gjermano-zvicerane Holle që ka produktet ushqimore, është linja Plasmon dhe Hippy që ofron qumështit e deri ushqimet në moshën nga i porsalindur deri në moshën 3-vjeçare. Sikundër edhe ujin që përdoret nga të përsolindurit për përgatitjen qoftë të qumështit, ashtu edhe në moshën 6-muajshe për t’u pirë nga bebet.

Produktet ortopedike

Kati i dytë i “AnsiFarma” i dedikohet produkteve ortopedike, duke filluar nga gjunjëzat, kyçoret apo kavilieret e ndryshme, duke e zgjeruar edhe me lloje të ndryshme të patericave, apo edhe karrocat e invalidëve.

Farmaceutika

3Shumëllojshmëri barnash që nga medikamentet e deri te suplementet bimore apo me përmbajtje medikamentoze, nga firmat më të mira si: Solgar, Vitabiotics, Synergy.

Këndi i shërbimeve falas

Farmaci AnsiFarma është hapur që prej qershorit të vitit 2013 me dëshirën e madhe për të sjellë pranë pacientëve produktet më të reja, konsulencën për përdorimin e saktë të medikamentit, gjithashtu dhe shërbimet e kërkuara (matje peshe, diabeti, tensioni, trigliceride etj, skin test, helicobacter test etj.) AnsiFarma ka garancinë e të qenit pjesë e rrjetit Banka OTC, që ka të drejtën për të dhënë medikamente. #revistapsikologjia 

Botuar në Revistën Psikologjia Nr.162

ADRESA: Rruga “Pavarësia”, lagjja 13 ,

përballë Kali i Trojës, plazh Durrës

 +355 69 68 53 184

 [email protected]

 Farmacil 1- Ansi Farma | ansi.farma.(Farmaci 1)

www.ansifarma.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top