Depresioni është i zakonshëm, duke prekur rreth 264 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën. Ndërsa shkaqet e depresionit janë të ndryshme dhe komplekse, gjenetika, ndryshimet në kiminë e trurit dhe faktorët mjedisorë (si stresi ose ngjarjet traumatike) luajnë të gjithë një rol.
Historikisht, depresioni mendohej se rezultonte nga një çekuilibër kimik në tru. Por, studiuesit tani mendojnë se kjo është në të vërtetë një simptomë e depresionit – jo shkaku.
Inflamacion i trurit
Inflamacioni nuk është gjithmonë një gjë e keqe, pasi është mënyra në të cilën sistemi imunitar i trupit mbron nga një kërcënim. Por, inflamacioni kronik dhe i rëndë mund të ndryshojë sisteme të ndryshme në trup. Për shembull, inflamacioni i trurit mund të ndryshojë përfundimisht ekuilibrin e tij kimik, duke përfshirë mënyrën se si qelizat nervore të trurit komunikojnë me njëra-tjetrën. Kjo nga ana tjetër mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon truri.
Antibiotikë të ripërdorur
Studiuesit kohët e fundit kanë kërkuar nëse ilaçet ekzistuese mund të ripërdoren për të trajtuar depresionin. Një studim zbuloi se minociklina, një antibiotik që përdoret për të trajtuar sëmundje të tilla si infeksionet e traktit urinar, infeksionet e lëkurës dhe klamidia, mund të ndalojë minjtë nga zhvillimi i sjelljes depresive dhe deficiteve njohëse të lidhura me depresionin (siç janë problemet e kujtesës). Minociklina mund të jetë në gjendje të parandalojë sjelljet depresive pasi është në gjendje të shtypë përgjigjen inflamatore të mikroglisë.
Përgatiti K.I / Burimi theconversation.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.