Këshilla & Arsye

July 26, 2018 | 8:10

Anticelulit dhe pastrim i lëkurës vetëm me furçë të thatë

furce-per-trupin-e1425908953197

Lëkura është organi më i madh në trupin tonë. Ajo konsiderohet si veshka e tretë, që nënkupton rolin e rëndësishëm që ka ajo në eliminimin e papastërtive nga trupi ynë.

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

E fundit që përthith ushqyesit të cilët futen në trup, por e para që shfaq shenjat e mungesës së këtyre lëndëve ushqyese, lëkura duhet trajtuar me një kujdes të veçantë.

Bëhet fjalë për pastrimin e lëkurës me furçë të thatë para dushit. Kjo metodë daton herët në qytetërimet greke, turke, vendet skandinave, Kinë etj.

Sigurohuni të zgjidhni një furçë me fije natyrale dhe jo sintetike. Vetëm 5 minuta para dushit kushtojani furçimit të thatë të lëkurës, pasi shërben si detoksifikues, duke larguar toksinat nga trupi ynë. Largon qelizat e vdekura dhe ndihmon qarkullimin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular.

Metoda ka rezultuar efikase edhe në luftimin e celulitit. Jemi në sezonin veror, ndaj ua këshillojmë të gjitha femrave ta provojnë. Me lëvizje të furçës nga poshtë-lart çlironi lëkurën tuaj nga poret e bllokuara dhe qelizat e vdekura, thuajini lamtumirë celulitit dhe dukuni të tonifikuara gati për plazh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top