Marrëdhënie

March 21, 2016 | 9:19

Antoneta Çela: Komunikimi, cilësi e spikatur tek Mitroja!

Antoneta Çela ekonomiste, bashkëshorte e publicistit Mitro Çela.

Në njohjen e parë me Mitron, ka pasur cilësi të veçanta që realisht më kanë tërhequr drejt tij! Dhe këto nuk kishin të bënin vetëm me aspektin fizik, pamjen e jashtme. Më serioze ishin pëlqimet e mia asokohe, që rrekeshin pas komunikimit të tij të përkorë, sensi i tij i humorit, të cilat i vlerësova sakaq. Inteligjenca dhe mënyra e të biseduarit, apo e thënit të gjërave, ishte një tjetër detaj i rëndësishëm që unë e pashë me syrin pozitiv tek ai. Ndërsa një element tjetër, që më bëri për vete, ishte edhe përqasja ndryshe e stilit të veshjes së Mitros, referuar kjo faktorit të sistemit dhe kohës së atëhershme. Vitet 80’ kishin atë cytjen për të ndjekur ndonjë model të gatshëm që mend mund ta pikasnim në ndonjë emision apo shfaqje të këndshme, por Mitro kishte stilin e tij, unik dhe të veçantë që e dallonte nga të tjerët. Por, zgjedhja e partnerit të jetës, vetëm mund të mbështetej në këto shtylla dhe kaq. Cilësia që dominonte, sipas mentalitetit tim në zgjedhjen e bashkëshortit, ishte inteligjenca, pasi vetëm kjo sjell komunikim dhe vetëpërmbajtje. Ishte kjo një arsye për t’i thënë Po, propozimit për të qenë bashkëshortja e tij. Gjithsesi, jo se kam pasur ndonjë model në zgjedhjen e partnerit, por te Mitroja gjeta zgjuarsinë dhe komunikimin, karakteristika të rëndësishme këto për mua.

Botuar në revistën Psikologjia, nr 66

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top