Në natën e dytë të festivalit evropian të “Eurovision”, Anxhela Peristeri performoi si përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë festival, me këngën “Karma”. Këngëtarja shqiptare konkurroi e 11-ta në renditje. Peristeri ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit dhe mediat që pasqyrojnë këtë festival. Ndërsa emocionet ishin të mëdha kur Peristeri ishte konkurrenta e para e zgjedhur për të kaluar në finalen e së shtunës mbrëma. Ndërsa finalistët e tjerë janë edhe Serbia, Zvicra, Moldavia, Bulgaria, Finlanda etj.
Ndër shtetet që marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Bullgaria, Estonia Finlanda, Greqia, Lituania, Anglia, e të tjera.
Festivali po zhvillohet në Holandë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.