FB

February 15, 2024 | 6:18

Anxhela Peza: Paranoja, ta shohësh realitetin të deformuar. Vëmendja që duhet t’i japim këtij çrregullimi mendor

 

Me interpretime të ndryshme njerëzit e zakonshëm, i referohen aspektit klinik të shëndetit mendor “Paranoja”. Të afërm shprehen: “nuk është njeri i keq por ka disa fiksime, por do i ikin”; “Është xheloz jashtë mase, sepse e do shumë”; “Dyshon për çdo gjë, ama është punëtor”; “Nuk i mbushet mendja për asgjë, ama zemrën e ka flori”. Kur bëhet fjalë për probleme të shëndetit mendor nuk mund ta justifikosh me një cilësi pozitive, por me ndihmën e trajtimit.

anxhela-pezaParanojaku e shikon realitetin të deformuar:

1.Dyshojnë tek miqtë pa fakte.

2.Dyshojnë dhe kontrollojnë partneren pa shkak. I kontrollojnë celularin, lëvizjet, çdo veprim dhe sjellje.

3.Ka inat të ekzagjeruar dhe asnjë argument nuk i bind.

4.Shpjegojnë çdo gjë sipas bindjes që kanë.

5.Nëse bëhet shaka apo ironi e merr personale si diçka të qëllimshme ndaj tij.

6.Kur i ofron ndihmë i duket sikur diçka fshihet pas saj ose nuk ke besim tek aftësitë e tij. Pra çdo bisedë veprim mendim fshihet diçka për të sulmuar dëmtuar atë.

7.Jetojnë me idetë e vazhdueshme të dyshimit, edhe për hiçmosgjë.

8.Kanë besimin e vazhdueshëm se kanë “një armik për të luftuar”.

9.Se njerëzit e tjerë nuk janë të sinqertë, kanë gjithnjë tendencë negative ndaj tij.

10.Tregon vigjilencë dhe për gjëra të panevojshme.

11.Gjithmonë faji është i të tjerëve.

paranojaaaa

Paranoja është simptoma më e zakonshme e psikozave. Personat me paranojë patologjike nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga një çrregullim i tillë, ata besojnë në veten e tyre verbërisht. Në DSM, idetë paranojake përmenden në Çrregullimin e Personalitetit Paranojak, Çrregullimin e Persekutimit Delusional dhe Skizofreninë e Tipit Paranojak. Çrregullimi Psikotik ose Psikozë. Çrregullimi bipolar. Në rastet e çrregullimeve të ankthit ka sjellë mendime paranojake dhe anasjelltas paranojat sjellin dhe ankth.

Paranoja mund të shkaktohet nga sëmundje dhe çrregullime të tjera mendore si:

Çrregullimi i personalitetit paranojak: është një shqetësim i fortë i vazhdueshëm i mendimeve, sjelljeve dhe ndjenjave problematike që zakonisht zhvillohet në adoleshencë dhe shtohet ashpërsia gjatë jetës.

Çrregullimin e Persekutimit Delusional: Kur shkalla e simptomave ashpërsohet, paranojat kalojnë zhgënjimet e persekutimit, ose besimi i të qenit i spiunuar, i persekutuar, i të qenit objekt komplotesh, i rrezikut, helmimit ose pritës, i të qenit viktimë e ndonjë veprimi që synon dëmtimin e tyre. Vendosin kamera, përgjues kudo, kontrollojnë ushqimin, etj. Me raste prekin dhe familjarët e tyre, me akuza, kontrolle izolime si rastet me lart.

Skizofrenia paranojake: një formë psikoze që shkakton problem me interpretimin e realitetit tek pacienti, shfaqet me simptoma të tjera si halucinacione, zhgënjime, ulje të motivimit dhe të menduarit konfuz.

Çrregullim psikotik ose psikozë: personi ka dëmtuar testimin e realitetit, përjeton halucinacione, komunikon në mënyrë të papërshtatshme, ka një çrregullim kompleks në marrëdhëniet e tij me veten dhe mjedisin.

Çrregullimi bipolar: një çrregullim i humorit dhe nivelit të aktivitetit që shkakton shpërthime të energjisë dhe sjelljes jashtëzakonisht të mirë dhe jashtëzakonisht të keqe, mani, hipomani dhe depresion në episode.

 

Sëmundjet neurologjike si sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit ose sëmundja e Huntingtonit

Është e nevojshme të kuptohet se paranojat shkaktohen nga një sërë faktorësh, biologjik dëmtim të trurit, demenca, mjedisi social, historik traumash, ankthi, efektet anësore të medikamenteve etj.

KUJDES: raste të tilla denoncohen dhe policia verifikon dhe thërret urgjencën dhe personi merret me stafin mjekësor, hospitalizohet deri sa të normalizohet gjendja e tij mendore dhe më pas ndiqen me trajtimin medikamentoz dhe psikoterapi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top