FB

April 19, 2023 | 9:35

A/PHIBROWS: Anisa Braho, një piktore, mjeshtre edhe e teknikës microblading

“Di të bëjë sy njeriu” thoshin të parët kur një vajzë tregonte aftësi në punët e dorës. Një vlerësim që dilte nga shpirti, sepse sytë kënaqeshin nga bukuria që përcillte ajo pjesë e traditës artizanale. Po ta sjellësh në kohët e sotme këtë shprehje, pavarësisht lehtësirave që ka sjellë modernizimi, sërish mbetet unike, sepse puna e dorës e atillë është, dhe asgjë nuk mund ta zhbëjë.

Për Anisa Brahon, nuk do të kurseja asgjë nga sa më sipër. Sepse, përveçse të qenit një profesioniste, ajo ka sharmin e të qenit krejtësisht organike në punimet e saj. Nga piktore e kompletuar me diplomë, para shtatë vitesh ajo kapërceu në një tjetër dimension sfidues, por pa dalë nga fusha, duke u diplomuar në artin e Teknikës Microblading.

Sot ajo është një mjeshtre Microblading, ku gjithçka del nga duart e saj është një pikturë natyrale dhe realiste njëherësh. Ka bërë të lumtura shumë zonja, të njohura dhe të panjohura, gjyshe, mama, gra dhe vajza. U ka kthyer buzëqeshjen, por edhe vetëbesimin. Me syrin e profesionistes, që ia di kleçkat profilit, ajo sjell përsosmërinë në portrete që kanë nevojë t’u korrigjohet tipari i vetullave. Dhe këtë e arrin falë teknikës fine dhe delikate të Microblading, teknikë që nuk lë trauma dhe që zgjat deri në tri vite.

Si u gjendët përpara një profesioni të tillë, kur ju në fak t jeni një piktore e afirmuar?

Si një vajzë ëndërrimtare, me shumë dëshirë, vullnet dhe pasion, besoja fort se dija mjaft mirë të formësoja vetullat në fytyrën e çdo individi. Para gjashtë vitesh zbulova se ekzistonte “Phibrow Academy”, Akademia Ndërkombëtare në të cilën aplikova online. U pranova, dhe aty mësova teknikën manuale “Microblading”, që ndryshe quhet punimi i vetullave me fije. U diplomova dhe mora titullin “Phibrow Artist”.

Cila është e veçanta që e bën përkush timin dhe punën tuaj të dallohet, të bjerë në sy bukur? Studimi i ovalitetit në fytyrë për të përshtatur mirë vetullat, të cilat janë kornizë në portret. Forma e mirë dhe natyrale që unë punoj i bën femrat të ndihen të sigurta dhe bukur në çdo moment.

Fytyra është pjesa më delikat e, vetullat janë po ash tu një tipar që kornizon portretin. Ku konsiston një punim microblading?

“Microblading” është një punim sipër – faqësor, delikat dhe i përkohshëm. Pasi kemi parë lëkurën, është mirë që klientit t’i përcaktojmë kohëzgjatjen që pigmenti do të qëndrojë në vetulla (1-3 vite). Për – dorimi i produkteve “Phibrows” si: lapsi, kompasti, pigmentet, tehu manual etj., e bëjnë më të lehtë dhe të dashur punën në vetulla. Teknika “Microblading” prek vetëm shtresën e parë të dermës. Nuk ka gjak, nuk ka dhembje dhe zgjat rreth 1 orë e pak minuta. Nëse punimi do të kalojë shtresën e parë të dermës, atëherë do të ketë plagjiatura dhe nuk do të quhet me “Microblading”, por do të quhet tatuazh. Nëse kjo teknikë zbatohet në mënyrën e duhur nga një “Phibrow Artist”, atëherë në kohë të shkurtër, klienti do të gëzojë vetulla simetrike, të bukura dhe mjaft natyrale. Për të realizua r një punë bindëse, jo ve tëm t ë kënaqshme, me sa më pak trauma dhe es t e tik – ish t t ë p ranueshme me portr e tin… Sigurisht që lëkurat janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Sa rëndësi kanë materialet e përdorura gjatë një shë rbimi microblading, dhe për më tepër, cilësia e tyre (jo falsiteteve)?

Materialet “Phibrows” janë të certifikuara ndërkombëtarisht. “Phibrow Academy” disponon të gjitha produktet sterile dhe pigmente 100% vegane, antialergjike e të pranueshme për të gjitha lëkurat që nuk kanë asnjë sëmundje apo patologji të ndryshme.

“Microblading” nuk njeh kohë, stinë dhe as moshë. Është një punim mjaft sipërfaqësor, delikat, fin dhe natyral. Duke filluar mbi moshën 18 vjeç “Mi – croblading” mund të punohet në çdo individ.

Sa rëndësi ka diploma e njehsuar nga Akademia Branko Babic? Pse ?

Diploma profesionale ndërkombëtare nga “PhiAcademy” është e rëndësishme për çdo “Phibrow Artist”. Njihet dhe pranohet në të gjitha shtetet e botës. Pasioni, dëshira dhe puna ime e palodhur dëshiron pafund të mësojë në teknika të tjera te “PhiAcademy”.

 

ADRESA: Pranë Stadiumit “Dinamo”, mbrapa shkollës “Emin Duraku”, Tiranë 355 69 574 6042 @microblading_anisa.braho

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.178, muaji Prill

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top