Muajt dhe vitet e fëmijës tuaj ikin pa e kuptuar. Duke filluar nga muaji i 12-të, menjëherë pasi fëmija juaj të shuajë qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gjërat do të ndryshojnë. Si për beben tuaj, që po kthehet në një vogëlush, ashtu edhe për ju. Këtu janë disa gjëra të rëndësishme që duhet të dini në mënyrë që të mund të udhëtoni me besim në këtë udhëtim të ri emocionues.
Nga viti i parë deri në vitin e tretë, i vogli juaj po kalon një periudhë të shpejtë dhe të rëndësishme rritjeje dhe zhvillimi. Për të inkurajuar të gjitha këto ndryshime, bebi juaj ka nevojë për një dietë të shëndetshme, e cila është e ndryshme nga ajo që hanë anëtarët e rritur të familjes suaj. Këtu janë disa lëndë ushqyese që duhet të jenë një pjesë e domosdoshme e ushqimit të përditshëm të të voglit tuaj.
- Vitamina C luan një rol të rëndësishëm. Ajo punon në forcimin e sistemit imunitar të vogëlushit tuaj që do ta mbështesë atë gjatë gjithë jetës.
- Vitamina D kontribuon në zhvillimin e sistemit imunitar të shëndetshëm që do ta mbrojë të voglin tuaj, ndërsa ai rritet.
- Hekuri është një mineral që fëmija juaj ka nevojë 5 herë më shumë se një i rritur. Ai mbështet zhvillimin e trurit të të voglit tuaj, duke hedhur themelet për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
- Kalciumi është i rëndësishëm për zhvillimin e kockave të vogëlushit tuaj. Fëmija juaj ka nevojë për 3 herë më shumë kalcium për moshën e tyre në krahasim me një të rritur.
Mbështetja e aktivitetit fizik dhe mendor përmes një diete të larmishme i lejon vogëlushit tuaj të kalojë nga hapat e tij të parë drejt vrapimit, nga belbëzimet në fjali të ndërlikuara.
Për t’u siguruar që po i ofroni vogëlushit tuaj këto lëndë ushqyese, gjithmonë mund të mbështeteni te qumështi i rritjes Aptamil Pronutra. I krijuar posaçërisht për të vegjlit, do ta ndihmojë të voglin tuaj të plotësojë nevojat ditore për vitamina dhe minerale*. Sapo fëmija juaj të bëjë hapin e parë, ju do të jeni gati për hapat e ardhshëm.
JETA JUAJ, SHKENCA JONË
*Përmban 20 vitamina dhe minerale thelbësore, ndër të cilat vitamina C & D dhe Hekur, Kalcium etj. Vitaminat C & D kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
**Burimi Euromonitor International Limited; Në grupin e markave me qumësht formule për fëmijët në rritje. Bazuar në të dhënat e raportuara nga Euromonitor International Limited, botimi
“Produktet e qumështit & Alternativat 2022”, të dhënat e vlerës së shitjeve nga çmimi i shitjes me pakicë (RSP), 2021. Aptamil përfshin Almiron, Aptamil, Bebilon, Gallia dhe Nutrilon.
SHËNIM I RËNDËSISHËM: Qumështi i gjirit është më i miri për fëmijën tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë produkt.
Marka Nr.1 e qumështit në Evropë për fëmijët në rritje**
Jeta juaj, Shkenca jonë!
Kontakt
Facebook Apta Club Albania
Instagram lifecarenannys
Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.