FB

May 6, 2021 | 13:02

Archie feston sot 2-vjetorin e lindjes, ja se si e uroi familja mbretërore djalin e Princit Harry dhe Meghan Markle

Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, feston sot 2-vjetorin e lindjes. Me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, e gjithë vëmendja ishte tek qëndrimi që do të mbante familja mbretërore, por e para që e ka uruar të voglin ka qenë vetë Mbretëresha. Në llogarinë zyrtare në Twitter, ajo shkroi për stërnipin e saj: “I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur“.

Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre, të shkrepur disa ditë pasi ai erdhi në jetë.

Duke pasur parasysh mungesën e fotove zyrtare të Archie të vogël, Kate Middleton dhe William janë detyruar të ripostojnë foton e tij të pagëzimit për t’i uruar ditëlindjen. E njëjta foto që ata përdorën në vitin 2020.

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top