FB

December 13, 2022 | 8:44

Ardi Watches&Jewellery: Personalizo stilin tënd me elegancë!

 

 

 

Ardi Watches & Jewellery u krijua nga pasioni për të bukurën, për të treguar elegancën dhe klasin. Një sipërmarrje 21-vjeçare që me shumë dashuri është përkushtuar për t’jua bërë kohën një vlerë të çmuar përmes koleksionit të veçantë të orave, bizhuve dhe aksesorëve. Shërbime të cilat mund t’i personalizoni përmes shkrimeve që realizohen falas me aparaturën lazer. Modele të markave të ndryshme, të cilat mund t’i gjeni fizikisht në dyqanet në Rrugën e Durrësit dhe rrugën “Myslym Shyri”. Ardi Watches & Jewellery operon edhe me shërbimin online, pa pagesë ekstra. Një organizim i sigurt për vërtetësinë e mallit por edhe me shpërblimin që klientët meritojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

ardi1

Intervistë me Eriol Bylykbashi

Si u krijua Ardi Watches&Jewellery, nga një pasion, zbulim apo intuitë për t’u marrë me një angazhim të tillë?

Krijimi i këtij biznesi është një ndërthurje e pasionit, intuitës dhe sigurisht, duke u rritur dhe duke zbuluar që ne jemi të prirur për të bërë këtë që bëjmë. Pa pasion për punën nuk arrin asgjë. Nëse e bën punën tënde thjesht sepse duhet bërë dhe duhet të fitosh ca para, atëherë më mirë mos e bëj fare. Pa intuitë nuk do arrish dot të kanalizohesh aty ku do të arrish.

ardi

Në 21 vjet aktivitet ia ka vlejtur ky instinkt?

Biznesi ynë në fakt biznesi ka një histori që ka filluar në në vitin 2001, rreth 21 vjet plot përkushtim, pasion, dashuri, lodhje, sakrificë,  ambicie, dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë, për të sjellë risi për klientët, dëshirë për mbajtur standardet tona dhe për t’i rritur ato. Dhe, 100 % themi që ia ka vlejtur.

ardi2

Si e përzgjidhni ju një orë apo bizhu të mirë, cila është garancia që ofroni?

Përzgjedhja është gjithmonë pika jonë më e fortë dhe pika jonë e dobët njëkohësisht. Qëllimet tona janë ruajtja e standardeve që vetë ne i kemi krijuar, duke pasur gjithmonë fokus kryesor klientin. Klientët që kanë vite me ne, e dine se çfarë po flasim, ndërsa për klientët e rinj që sapo na kanë zbuluar, mbeten të habitur sepse çmimet janë vërtetë tunduese, dhe cilësia e produkteve tona është e garantuar. Mund të duket klishe ose reklamë, por me të vërtetë klientët habiten. Në këtë rrugë vërtetë kemi zgjedhur të ofrojmë cilësinë, por çmimet mbeten çdo vit njësoj.

ardi4

Sa janë markat që gjenden në dyqanet tuaja dhe si janë të kategorizuara?

Në dyqan kemi shumëllojshmëri markash dhe nuk kemi vetëm brende të shtrenjta. Ne jemi për çdolloj kategorie, pra marka që janë lehtësisht të përballueshme. Pra, si për një klient që nuk do të shpenzojë shumë, ashtu edhe për ata klientë që kërkojnë diçka më të veçantë apo diçka që nuk e ka parë diku tjetër. Mes larmisë së markave kemi ora sport, ora klas, ora që janë miks dhe që mund të përdoren edhe në përditshmëri, apo edhe për në një mbrëmje i veshur me klas. Ndërsa bizhuteritë janë një shtesë që ne i kemi futur risi kohët e fundit dhe jemi munduar të përzgjedhim nga modele casual  deri tek ato më të rafinuarat fine, klas.

ardi5

Kërkesat varen nga ndjesitë apo emocionet e blerësve, sa ndihmoni ju me përvojën tuaj në përshtatshmërinë e duhur të zgjedhjes që atyre u nevojitet?

Ne kemi prioritet që gjithmonë zgjedhja e klientit mbetet zgjedhja e tij. Por, në mënyrë elegante dhe pa dashur t’i imponohemi zgjedhjeve të klientit, gjithmonë duke u bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare, duke ditur se çfarë pëlqehet dhe çfarë i shkon klientit vizualisht, i ofrojmë dhe opsione të tjera që ai të ketë mundësi zgjidhjeje.

 

Dhuratat e personalizuara, si veproni në këto raste? Cilat janë elementët më të kërkuara ose ato që ju realizoni? Po për zgjedhjet uniseks cilat janë të preferuarat?

Pjesa më e veçantë sigurisht, pasi klienti blen tek ne produktin që dëshiron, është kur atij i ofrohet edhe shërbimi i makinerisë lazer, personalizime sipas dëshirës së klientit. Gjithmonë tek ne e gjen falas këtë shërbim, (e bëjmë këtë për të shtuar një kënaqësi më shumë për klientët tanë). Zakonisht kërkesat për personalizime janë shkrime romantike, dedikime për të dashurin, të dashurën, dedikime për nënën, babain, motrën, vëllain, apo stampime të ndryshme.

 

Energji dhe sensualitet, është kjo ajo që transmetojnë orët dhe bizhutë në dyqanet e Ardi Watches&Jewellery?

Sigurisht, orët dhe bizhutë përcjellin energji, sensualitet dhe gjithçka jetër të bukur. Nëse do t’i ndanim në dy kategori, femrat kërkojnë finesën, elegancën, meshkujt e pëlqejnë të bukurën por zgjedhin prakticitetin dhe funksionalitetin.

ardi3

Nëse flasim për buxhetin, a janë të përballueshme çmimet?

Çmimet në raport me cilësinë që ne kemi, janë shumë të përballueshme. Fokusi dhe qëllimi ynë është përfshirja e të gjitha kategorive, si për atë klient që nuk ka mundësi shumë ose thjesht nuk do të shpenzojë shumë, ashtu edhe për atë klient që do gjëra të veçanta.

 

 

Adresa: Rruga e Durrësit, Tiranë

Cel: +355 (0) 67 444 4449

e-mail [email protected]

Facebook Ardi Watches&Jewellery

Instagram ardi_watches_jewellery

oraaksesore.wordpress.com

 

14

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top