FB

May 8, 2021 | 8:20

Ardit Gjebrea zbulon këngëtaren shqiptare që do ta shoqërojë në prezantimin e “Kënga Magjike 2021”

Më 21 mars të këtij viti nisi prezantimi i këngëve dhe këngëtarëve që do të marrin pjesë në “Kënga Magjike 2021”. Netët gjysmëfinale do të mbahen më 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj.

Prezantuesi i këtij eventi, Ardit Gjebrea, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se kush do të jetë shoqëruesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’. Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”, shkroi moderatori krahas një fotoje që postoi, ku shfaqej krah këngëtares.

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top