FB

December 16, 2022 | 9:48

Arena Boxing Club & Fitness: Stërvitu me KAMPIONËT, me profesionistët e vërtetë!

Arena Boxing Club & Fitness u themelua në vitin 2013 dhe u konceptua në fillim si një palestër e mirëfilltë boksi për përgatitjen e kampionëve të ardhshëm në boks falë pasionit dhe njohurive të dy vëllezërve themelues, Fatjon dhe Albi Sorra. Fatjoni dhe Albi njihen gjerësisht në komunitetin e sportit në Shqipëri dhe veçanërisht në atë të boksit. Fatjoni disa gjerë kampion kombëtar për peshat e rënda ndërsa Albi përveçse kampion i shumëfishtë kombëtar edhe medalist në Europë dhe Botë, po ashtu në boks profesionist me 7 fitore dhe asnjë humbje, por për shkaqe shëndetësore u detyrua të heqë dorë.

arena

Fatjoni ka mbaruar studimet dhe master për “Ekonomi dhe Agrobiznes”, “Shkencat e Lëvizjes” tek Universiteti Sporteve dhe “Drejtësi”.

Albi ka mbaruar studimet e larta në Moskë të Rusisë për “Edukim Fizik dhe Sport”.

Rezultat e para erdhën shumë shpejt, që në vitin 2016 ku “Arena Team” u shpall kampione Shqipërie për U-18 dhe në vazhdim numërohen rreth 20 kampionë kombëtar në të gjitha kategoritë e moshave dhe peshave. Duke parë interesin e madh të masave të gjera të njerëzve për sportin e boksit për shkak të përfitimeve të saj, Arena Boxing Club & Fitness është kthyer në një vend për të gjithë dhe jo vetëm për kampionët. Pjesë e saj janë meshkuj dhe femra të të gjitha moshave dhe niveleve për qëllime Fitness-i, vetëmbrojtje, kompetitive apo dhe thjesht si të apasionuar pas boksit. Me kalimin e kohës u shtua klasa e “Multi-Fit” e drejtuar nga instruktore Marina Tasho, e dedikuar vetëm për femra, me një larmi të madhe disiplinash siç janë: crossfit, pilates, tabata, HIIT, powerlifting, aerobi etj. Edhe klasat e boksit janë pasuruar, ku është krijuar edhe një klasë boksi vetëm për femra me qëllime fitness-i drejtuar nga boksieria profesioniste Griselda Torollari.

arena3Në stafin e trajnerëve përveç Fatjonit, Albit, Marinës dhe Griseldës janë edhe trajnerët e rinj Armi Kovaçi dhe Zani Pepa.

Palestra përveç kushteve ideale të boksit ofron edhe zonën e peshave dhe cardio-s. Stërvitja me trajner personal mbetet shërbimi më i kërkuar dhe që sigurisht sjell rezultatet më të mira.

 

Boksi, sport jo vetëm për meshkuj!

Në Shqipëri ekziston mendësia se boksi është një sport burrëror dhe i ashpër dhe këtë sport duhet ta bëjnë vetëm meshkujt. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Boksi kërkon të njëjtat cilësi fizike dhe morale, të cilat i zotërojnë të dyja sekset, ndaj dhe të dy sekset mund ta praktikojnë dhe të përfitojnë. Emra të mëdhenj të shoubizit në botë kanë boksin si mjetin kryesor për të cilin i janë mirënjohës për ruajtjen e bukurisë siç janë: Jennifer Lopez, Naomi Campbell, Gigi Hadid, Khloe Kardashian, Shay Mitchell, Jennifer Garner. Po ashtu, në botën e boksit profesionist, boksi i femrave ka vëmendjen më të madhe ndonjëherë në historinë e këtij sporti. Emancipimi i shoqërisë shqiptare ka bërë që jo vetëm vajzat e reja por edhe gratë të zgjedhin këtë mënyrë alternative magjike për të ruajtur shëndetin fizik dhe atë mendor, dhe tek Arena Boxing Club & Fitness nuk është i vogël numri i tyre. Boksieria jonë profesioniste Griselda Torollari është një prej vajzave të cilat e përfaqëson denjësisht boksin e femrave. Përveç ambicieve për karrierën e saj profesioniste, ajo ka marrë përsipër të ndihmojë dhe të promovojë më tepër këtë sport mes femrave. Për këtë arsye ajo ka hapur klasën e saj të boksit për qëllime fitness-i.

arena2 arena4arena1

OFERTAT E FUNDVITIT

Arena Boxing Club & Fitness tashmë e ka traditë që për të gjithë muajin dhjetor t’i japë mundësinë të gjithëve të përfitojnë më shumë dhe më lirë shërbimet tona.

Prej datës 1 dhjetor do të jenë të vlefshme ofertat për klasat e boksit dhe Multi-Fit si më poshtë:

– Paguaj 2 muaj dhe përfiton 1 muaj falas

– Paguaj 4 muaj dhe përfiton 2 muaj falas

– Paguaj 6 muaj dhe përfiton 3 muaj falas

– Paguaj 8 muaj dhe përfiton 4 muaj falas

 

Ofertë speciale vetëm për klasën e boksit për femra:

– Paguaj 5 muaj dhe përfiton 5 muaj të tjerë falas

 

Adresa: Rruga “Stavri Themeli”, pranë qendrës GLOBE, tek ish-Parku i Autobusëve, Tiranë

E-mail : [email protected]

Website : www.arenaboxing.al

Facebook: Arena Boxing Club & Fitness

Instagram: Arenafitbox

Tik Tok: Arenafitbox

Tel & WhatsApp: +355692237527

 

19

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top