Të pushosh me fëmijët është shumë e shëndetshme. Jo vetëm për harmoninë, por edhe për të krijuar përvoja të ndryshme nga rutina e përditshmërisë. Cilido të jetë destinacioni i përzgjedhur, nisuni bashkë me fëmijët. Do t’u bëjë mirë, pasi ajri është më pak i ndotur, por i ndihmon gjithashtu edhe për të bërë gjëra të reja shumë të dobishme nën këndvështrimin psikik.
Fëmijët do të shohin gjëra që i kanë parë vetëm në libra, gjëra të ndryshme nga e zakonshmja. Kjo është shumë e rëndësishme për formimin e tyre. Shpesh prindërit i mundon ideja se do të lodhen me fëmijët 24 orë në 24, por me pak këshilla, me vullnet
të mirë dhe mendim pozitiv do t’ia dilni mbanë. Për të pasur pushime shumë mocionuese me fëmijët, lipset një dëshirë e madhe për të kaluar këndshëm momente argëtuese së bashku.
10 këshilla se çfarë të bëni në plazh me fëmijët nga mosha 3 deri në 10 vjeç:
1. Zgjidhni një këngë, të cilën ta dëgjoni gjatë ditëve të pushimeve dhe vendosni që të jetë kënga që do të “shuajë” tekat dhe mërzinë
2. Mblidhni kujtime të veçanta në breg të detit, si gurët e bardhë apo të zinj, xhamat me ngjyra, guaskat. Më pas vendosini në një qese dhe çojuani gjyshërve kur të ktheheni nga pushimet ose mund t’i mbani për vete duke i ruajtur në “kutinë e kujtimeve”
3. Shijoni një gatim të ri tipik të vendit ku do të pushoni
4. Vizitoni një park apo ngjituni në majën më të lartë për të parë detin
5. Shkoni herët në plazh që të keni mundësi të lini të parët gjurmët në rërën ende të pashkelur dhe të lagur
6. Ndërtoni kështjella rëre dhe më pas prisheni me këmbë (pasi të keni bërë një foto më parë)
7. Lexoni një libër pasdreke nën hijen e çadrës
8. Shikoni një film në një kinema verore
9. Darkoni në breg të detit, organizoni një piknik të gjithë së bashku
10. Bëni diçka ndryshe, apo për të “shuar” një tekë të çastit zhytuni nën ujë ose bëni gara not.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.