Lifestyle

July 20, 2017 | 10:56

Arlinda Morava sjell “Bucharest Ladies Orchestra”, spektakli muzikor i dha jetë sheshit përpara Muzeut Historik Kombëtar

Zëra të dimensioneve ndërkombëtare, soprano e tenorë të mirënjohur në skenat e teatrove botërorë të operistikës, por dhe një muzikë fort e zgjedhur, do të shpërndahej në eterin e sheshit “Skënderbej”. Në qendër të Tiranës, mbrëmjen e 19 korrikut u zhvillua një event i veçantë që do t’i jepte më shumë nota entuziaste jetës artistike në kryeqytet.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Një orkestër vajzash, e drejtuar gjithashtu nga një femër, e njohur si e vetmja në llojin e vet, do të sillte repertorin më të mirë të saj për artdashësit shqiptarë. “Bucharest Ladies Orchestra” është nisur nga kryeqyteti rumun, me qëllim që të performojë jo vetëm në kryeqytetin shqiptar, por dhe në dy qytete të tjera, Berat dhe Korçë. Ndërsa iniciatore e të gjithë kësaj ndërmarrjeje ishte Arlinda Morava, sopranoja shqiptare që tanimë njihet si një prej zërave më premtues në botën e artit operistik.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Koncerti në fjalë kishte dhe dashamirësinë në bashkëpunim të Bashkisë së Tiranës, ndërsa mikpritësi i eventit ishte Muzeu Historik Kombëtar, i cili përgatiti dhe të gjithë infrastrukturën për daljen sa më mirë të këtij spektakli.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

“Bucharest Ladies Orchestra”, e dirigjuar nga Ozana Barabancea, me rreth 30 instrumentiste nga Bukureshti do të shoqëronte në këtë spektakël jo vetëm sopranon Morava, por dhe një tenor të spikatur rumun, e të afirmuar me një seri çmimesh ndërkombëtare, si Alfredo Pascu. Të ftuar të tjerë të mbrëmjes ishin dhe pianistja Klejda Tare e violinisti Lorenc Radovani.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

I gjithë koncerti ishte konceptuar si një mbrëmje show, nën moderimin e Aurora Ymerit, ku veç operetave, nuk mungoi as muzikali, tangoja, valset, e preferuara të artistëve të mëdhenj, por dhe disa ritme xhazi.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

“Bucharest Ladies Orchestra”, e cila njihet si e vetmja orkestër vajzash, ka në përbërje të saj instrumentiste me klas të lartë, të cilat janë shumë të preferuara kudo në Europë, për performancën dhe repertorin e saj.

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

Fotografia e Muzeu Historik Kombetar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top