FB

November 6, 2024 | 7:20

Arsejda Gjyli: Politikat e pensioneve në Shqipëri. Qasje krahasuese me “Welfare State” për Politikat Sociale dhe vizioni i zhvillimit në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Në optikën e negociatave me Bashkimin Evropian të Shqipërisë, padyshim se edhe Politikat Sociale me fokusin te Politikat e Pensioneve në vendin tonë do të marrin një hov te ri zhvillimi. Nëse shikoni Raportin analitik të Parlamentit Evropian referuar vendeve të Bashkimit Evropian mbi Politikat e Pensioneve, do arrijmë të kuptojme një detaj se Politikat Sociale janë edhe ato më të vështirat dhe komplekset për t’u implementuar dhe realizuar me efiçencë.

arsejda-gjyli

Kjo për faktin se edhe në vendet më të zhvilluara të tilla si Gjermania, ndër problematikat më të rëndësishme kanë ato të lidhura me punësimin, politikat sociale, emigracionin, abortin, pabarazinë, antidiskriminimin, barazinë gjinore etj.
Po përse politikat sociale janë edhe më të vështirat për t’u implementuar? Kjo vjen sepse nevojat shoqërore janë të ndryshme dhe çdo kategori apo target grup ka kërkesa të paplotësuara në çdo kohë.

Por siç thotë edhe ligji i ekonomisë: “Nevojat nuk janë kurrsesi të barabarta me dëshirat.” Ndaj edhe përmbushja e nevojave është parësore.

pensioniste

Pensionet në Shqipëri janë pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore, i cili ka pësuar disa reforma në dekadat e fundit për të adresuar sfidat demografike dhe ekonomike. Ky sistem ofron pensione për individët që kanë kontribuar gjatë jetës së tyre aktive të punësimit. Sistemi shqiptar është i ndarë në dy pjesë kryesore: pensione të sigurimeve shoqërore dhe pensione sociale.

Në krahasim me shtete të mirëqenies sociale, si përshembull vendet nordike (Suedi, Norvegji, Danimarkë), që ofrojnë sisteme të zhvilluara të sigurimeve shoqërore, Shqipëria është ende në fazën e rritjes dhe konsolidimit të strukturës së saj të pensioneve.
Procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) përfshin një gamë të gjerë reformash të kërkuara në fusha të ndryshme, përfshirë politikat sociale, dhe skemën e pensioneve. Negociatat nuk janë një proces i thjeshtë, ato kërkojnë që Shqipëria të plotësojë disa kushte dhe standarde të vendosura nga BE, përfshirë ato që lidhen me sigurinë sociale dhe sistemin e pensioneve.

Në këtë kontekst, për vitin 2025 skema e pensioneve në Shqipëri do të përballet me disa ndryshime thelbësore, për të përmbushur kërkesat dhe politikat e Bashkimit Evropian. Në vijim mund të gjykohet e arsyeshme rritja e normës së kontributeve për pensionet, për t’u përshtatur me praktikat e shteteve të BE-së, që kanë një sistem të fortë mbështetjeje për pensionistët. Kjo do të ndihmojë në përballimin e deficitit të mundshëm në buxhetin e sigurimeve shoqërore.
Në shumë shtete të BE-së, sistemet e pensioneve janë të përbërë nga një kombinim i fondeve shtetërore dhe fondeve private.

Për të përmbushur kërkesat e BE-së për diversifikim të burimeve të pensioneve dhe për të krijuar një sistem më të qëndrueshëm, Shqipëria mund të duhet të zhvillojë ose të përmirësojë mundësitë për pensionet private dhe të krijojë mundësi për shtetasit që të investojnë për pensionet e tyre përmes fondeve të menaxhuara në mënyrë profesionale.
Përmes reformave të pensioneve, Shqipëria do të angazhohet më shumë për mbështetjen e grupeve në nevojë në shoqëri, si ata që janë më të rrezikuar, përfshirë gratë, të rinjtë dhe individët me aftësi të kufizuara. BE-ja ka një traditë të fortë në promovimin e barazisë gjinore dhe mbështetjes për grupet vulnerabël dhe Shqipëria do të sigurojë që politikat e saj të pensioneve të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ofrojnë mbështetje të barabartë për të gjithë shtetasit e saj.

Gjatë procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, skema e pensioneve do të kalojë përmes një periudhe ndryshimesh të domosdoshme për të përmbushur standardet e BE-së. Këto ndryshime do të përfshijnë përmirësimin e mbledhjes së kontributeve, zhvillimin e fondeve të pensioneve private, rritjen e transparencës dhe krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ky proces do të përfshijë investime në mënyrë progresive, si dhe një angazhim të vazhdueshëm nga shteti për të siguruar një sistem pensionesh që mund të mbështesë qytetarët në mënyrë të qëndrueshme dhe të drejtë.

<span;> 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top