FB

January 8, 2025 | 7:02

Arsejda Gjyli“Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash”. Sa e vërtetë është kjo shprehje në realitetin tonë sot?

 

Në angazhimin tim të përditshëm publik lëmoja për një“moto”, thënie apo shprehje të famshme, që përfaqëson kauzën por edhe realitetin, e padyshim se ka pafund thënie klishe që na i servir realiteti i mediave sociale që herë pas here duhet thënë, servir në“tavë” goxha mediokritet. Ajo që më dha një botëkuptim dhe më solli njëpërfytyrim të një realiteti aktualishte një thënie: “Të jesh grua në Shqipëri, është punë burrash”.

arsejda-gjyli

Sa ironike për be’, që grave shpesh u duhet të sillen me forcën e burrave, në komportimin e tyre, ju duhet të kompensojnë feminilitetin e tyre për të qenë të forta mjaftueshëm në një realitet i cili ka në thelb një veshje maskiliste.

Përpjekjet emancipuese shoqërore duhet të jenë evolutive, nuk mundet në shoqëri delikate sa i takon temave metalitare, të jemi revolucionarizues. Ne duhet të jemi edukues dhe padyshim duhet të mbështetemi në parime të forta të moralit, edukimit, arsimimit dhe të mbështetjes qytetare të grave ndaj grave apo edhe të shoqërisë si e tërë ndaj grave, me qëllim të daljes së tyre nga pabarazia apo qorrsokaku mentalitar.

Por gjithsesi duhet thënë se, kjo shprehje shkon përtej këtij koncepti, kjo shprehje tregon se një femër për të bërë përpara në realitetin publik, profesional, të karrierës, politik etj, duhet të zotërojë disa cilësi të forcës së karakterit, të asaj që konsiderohet grua e hekurt, të komportimit me situata të vështira, të forcës përballë padrejtësisë, përballë rritjes në karrierë e cila favorizon burrat, seksizmin, trajtimit me inferioritet, vështirësive për të mbajtur dy role, atë si nënë dhe atë si profesioniste, pra e thënë ndryshe edhe sot që flasim kudo në botë roli i gruas në karrierëështë i vështirë.

Në Shqipëri, ku nocionet e feminizmit, barazisë gjinore dhe të matriarkatit janë akoma në konsolidim e sipër, ku realiteti shoqëror në Qytete ka një ndryshim të konsiderueshëm, ndërsa në Fshatra apo Qytete të vogla,është një realitet i cili kërkon diskutim të gjerë, mbështetje dhe angazhim publik, suport dhe shumë politika të mira mbështetëse për emancipimin e grave dhe për daljen e tyre nga situata të vështira, jo vetëm në drejtim të emancipimit por edhe të rritjes ekonomike. Kjo padyshim kërkon gra me tiparet e burrit, e thënë kjo jo vetëm simbolikisht, por edhe në realitet. Kërkon guxim, vullnet të hekurt, forcë karakteri por edhe formim e vizion për të bërë ndryshim.

Të ndërtosh sot si femër imazh publik, peshë publike, status shoqëror, karrierë, figurë profesionisti, angazhim politik, kërkon guxim të jashtëzakonshëm fillimisht për të përballuar sfidën më mentalitetin dhe paragjykimin moral, shoqëror, ndërpersonal por ndonjëherë edhe reaksion apo reagim jo përqafues shoqëror.

Shpesh grave u duket sikur nuk janë në vendin që u takon kur ato gjenerojnë sukses. Ndonjëherë u duket sikur ia kanë marr dikujt hua, gati-gati jopërkatësi për atë që përfaqësojnë, kjo sepse është e vështirë që në plan shoqëror t’u atribuohet kjo përkatësi suksesi dhe kredibiliteti për karrierën e tyre, për atë që e kanë ndërtuar vetë më forcat e veta.

Femrat e suksesshme në të gjithë botën janë ato që kanë thyer tabu dhe kanë vendosur standarde të reja, qasje të reja, duke përfaqësuar tipare dhe karakter të fortë por dhe guxim e këmbëngulje, ndaj edhe duhet t’i suportojmë ato që të kenë mundësi të rriten.

Po e mbyll me një shprehje të Amy Rees Anderson: “Kjo shprehje shkon për të gjithë gratë e forta, ne duhet t’i njohim ato, ne duhet të jemi ato, ne duhet t’i ngremë ato sa më lart.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top