Në fokus

January 19, 2018 | 10:04

Arsimtarë të dobët, ministria e arsimit do të rrisë kushtet e pranimit në fakultet

Nga Nertila Dosti / OraNews

Vitin e ri akademik në auditorët e fakulteteve që ofrojnë programe mësuesie do të ulen vetëm studentët me mesatare të lartë. Ministria e Arsimit e pakënaqur me nivelin e mësimdhënies, por edhe me cilësinë e arsimtarëve, ka vendosur reformimin e këtyre institucioneve. Sipas zëvendës/ministrit të MAS, Ervin Demo, reforma do të prekë edhe kurrikulat.

ErvinDemo

Ervin Demo, zëvendës ministër i MAS

Pavarësisht se numri i studentëve të cilët regjistrohen në programet e mësuesisë është më i vogël se numri i kuotave të shpallura nga institucionet e arsimit të lartë përsëri është një numër më i madh sesa nevojat që ka sistemi për mësues të rinj. Ne jemi duke marrë në bashkëpunim me të gjitha Universitetet të cilat ofrojnë degë mësuesie një reformë kurrikulare sa i përket një përputhshmërie që duhet të ketë kjo lloj kurrikule sidomos për veçantinë që ajo ka në sistem që ne të kemi një formim uniformë të paktën të një standarti minimal”.

Zëvendës ministri i Arsimit thotë se për të përthithur studentët më të mirë do të ulen tarifat e studimit në këto programe.

Ose të subvencionojmë programet e mësuesisë që të kenë tarifa më të ulëta, do të marrin buxhet shtesë nga buxheti i shtetit në formën e grantit për të ofruar këtë shërbim, ose ne do të përdorim instrumente incentivues për studentët e shkëlqyer që zgjedhin këto degë”.

Në muajin shkurt, Ministria e Arsimit do të zhvillojë një takim me autoritetet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe studimi për mësuesi për të përcaktuar kriteret e pranimit në fakultete si dhe çështje të tjera teknike.

https://www.youtube.com/watch?v=vKcY47IuExw

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top