Mirëqenie

March 6, 2018 | 13:29

Arsyeja pse duhet të flini me këmbët zbuluar

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: njerëzit që flenë me këmbët e mbuluara me batanije dhe njerëz që mendojnë se anëtarët e grupit të lartpërmendur janë të keqinformuar. Por a i  mbani këmbët mbuluar për një natë më qetësuese dhe relaksuese?

Shkenca thotë jo. Në fakt, mbajtja e këmbëve zbuluar, të lira nga kufijtë e mbulesave tuaja mund të jetë mënyra më e lehtë për të përmirësuar gjumin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ndërsa temperatura e trupit tenton të ulet ndërkohë që flemë, shumë njerëz priren ta gjejnë veten shumë të nxehtë gjatë natës, kur janë nën batanije. Ka shumë faktorë, duke përfshirë shtatzëninë, menopauzën dhe çrregullimet e tiroides, të cilat e bëjnë të vështirë rregullimin e temperaturës, duke na lënë zgjuar, të nxehtë dhe të parehatshëm gjatë natës.

Për fat të keq, për shumë njerëz, thjesht duke fjetur pa batanije nuk është zgjidhje. Jo vetëm që shumë njerëz janë mësuar të flenë me një batanije, por gjithashtu kërkimet sugjerojnë se batanijet mund të na ndihmojnë të flemë më mirë. Në fakt, sipas një studimi të botuar në Journal of Sleep Medicine & Disorders, një batanije ishte e efektshme për të ndihmuar në zvogëlimin e efekteve të pagjumësisë.

Pra, cila është zgjidhja për dikë që nuk mund të fle pa batanije, por nuk e shijon mendimin e gjumit të mbytur në djersë? Mbajtja e këmbëve zbuluar. Sipas hulumtimeve të publikuara në  Aviation, Space, and Environmental Medicine, ftohja e këmbëve është një mënyrë veçanërisht efektive për uljen e temperaturës së plotë të trupit, duke e bërë të lehtë të flini rehat edhe kur keni një batanije të rëndë që mbulon pjesën tjetër të trupit.

Përveçse ju mban më të freskët, ju mban dhe më të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Hulumtimet e publikuara në Journal of Clinical Investigation sugjerojnë se aklimatizimi në temperaturë të ftohtë mund të rrisë thermogenesis nonshivering, të cilat ndihmojnë të eliminimin e yndyrës së padëshiruar dhe rrit sasinë e yndyrë së shëndetshme në trup.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top