FB

September 12, 2024 | 7:35

Arsyeja pse fëmijët duhet të përfshihen në punët e shtëpisë

Sipas Maria Maontessori (mjeke pediatre dhe edukatore shumë e njohur italiane) nuk është asnjëherë herët për të përfshirë fëmijën në punët e shtëpisë, ata duhet të ndjejnë nevojën tuaj për bashkëpunim gjatë jetës së përditshme.

1

Nëse fëmija do të mësohet që në vogëli të bëjë punë shtëpie do të stimulohet të mësojë më shumë gjëra të reja. Në moshë madhore përfshirja në punët e shtëpisë do ta bëjë të ketë një besim më të madh dhe vetëkënaqësi.

Related image

Cilat janë punët e shtëpisë që mund të bëjë një fëmijë?

  • Nga mosha 2-3 vjeç fëmijët mund të vendosin lodrat në vendin e tyre, hedhin plehrat në koshin përkatës, rregullojnë tavolinën e shkrimit etj.
  • Nga mosha 4-5 vjeç fëmija fillon të jetë më tepër i aftë dhe për pasojë do të ketë një përqëndrim më të mirë. Në këtë moshë ai mund të lajë pjatat, të përgatisë një tost, të pastrojë tavolinën e kuzhinës, të rregullojë krevatin, t’i hedhë maces apo qenit për të ngrënë.
  • Në moshën 6-7 vjeç fëmijët mund të japin ndihmën e tyre në kuzhine duke përgatitur një sallatë, të qërojnë patatet dhe karrotat, të sistemojnë çorapet e pastra, të heqin barishtet nga kopështi apo enët nga lavastovilja. Mund edhe të palosin peshqirët.
  • Në moshën 8-9 vjeçare do të keni një ndihmës vërtet ekspert. Ata mund të mbushin lavastoviljen, të lajnë një bluzë pa ndihmën tuaj, të marrin pluhurat, të nxjerrin qenin shëtitje, të gatuajnë një omletë.
  • Nga mosha 10-11 vjeçare ata mund të pastrojnë banjon dhe kuzhinën, të rregullojnë kopështin, të gatuajnë një pjatë të thjeshtë.
  • Nga mosha 12 vjeçare fëmija mund të bëjë pazarin sipas listës që ju i keni dhënë, të rregullojë diçka në shtëpi, të gatuajë një ëmbëlsirë apo diçka për darkë, të lajë makinën.

Studimet kanë treguar se fëmijët që punojnë në moshë më të vogël janë më empatikë (aftësia e vendosjes së vetes në pozicionin e tjetrit) si edhe kanë aftësi më të mira për t’u organizuar më mirë në punën e tyre./ Pernenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top