Nuk ka asgjë të keqe të jeni njerëz mediokër: pavarësisht nga kuptimi negativ, mediokriteti është fati i shumicës së qenieve njerëzore. Le të themi se cilatdo që të jenë interesat tuaja, shanset që të jeni në rangun e mesëm kur bëhet fjalë për talentin janë shumë të mëdha. Mbi të gjitha, nëse të gjithë do të kishim talent të jashtëzakonshëm do të ishte sikur të thuash se askush nuk do ta kishte në të vërtetë atë.
Mediokriteti është një paradoks: nëse të gjithë do të arrinim të shkonim më tej, ne do të krijonim një tjetër edhe nëse është shumë më i vlefshëm, por kjo e fundit do të tentonte të zhvlerësohej si pjesë e vetë mediokritetit. Ndoshta është paksa e vështirë për t’u kuptuar, por mediokriteti është pjesërisht në fatin e njerëzimit, e vetmja gjë që mund të bësh për të dalë prej tij është të mos jesh i kënaqur dhe gjithmonë të përpiqesh të përmirësohesh.
Në realitet, njerëzit mediokër janë thjesht individë që nuk kanë ambicie për të shkuar më tej. Kështu që ne mund ta konsiderojmë mediokritetin si një gjendje shpirtërore: nëse bën gjithçka për të përmirësuar veten dhe për të arritur qëllimet e tua, ti tashmë mund ta konsiderosh veten shumë mbi mesataren e njerëzimit.
Për fat të keq, nuk është aspak e lehtë të përpiqesh të shkosh përtej asaj që ne normalisht i konsiderojmë kufijtë tanë. Arsyet janë të ndryshme, por përgjithësisht problemi më i madh është se të gjithë kemi një frikë të madhe për të shkuar në dështim. Kjo frikë përfundon duke na shtyrë të heqim dorë nga gjithçka që mund të na çojë në vend të mediokritetit dhe drejt përsosmërisë.
Sigurisht, pak frikë në jetë gjithmonë është e pashmangshme pasi është e natyrshme në shpirtin tonë, megjithatë ndonjëherë duhet të kemi guximin të rrezikojmë dhe të provojmë pavarësisht nga rezultati. Në këtë mënyrë, edhe nëse nuk arrijmë të dalim nga mediokriteti, të paktën mund të themi se kemi provuar dhe do ta shijojmë plotësisht jetën tonë pa keqardhje.
Disa këshilla për të synuar lartë
Nëse doni të arrini përsosmëri duke u dalluar nga turma, gjëja e parë që duhet të bëni është të keni një qëllim specifik. Kështu që përpiquni të identifikoni qëllimet tuaja reale së bashku me arsyet që ju shtyjnë të dëshironi t’i arrini ato. Ndërgjegjësimi për veten dhe punën tonë është një tipar thelbësor i njerëzve që arrijnë të shkojnë përtej banalitetit. Në këtë pikë është thelbësore që të jeni në gjendje të kuptoni se si po lëvizni në jetën tuaj dhe nëse jeni duke marrë rrugët e duhura, kështu që analizoni të gjitha veprimet që bëni çdo ditë dhe pyesni veten nëse janë të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaja.
Mundohuni gjithashtu të kuptoni se cilat aftësi ju nevojiten dhe cilat tashmë i keni, në këtë mënyrë ju mund të punoni në përmirësimin tuaj personal. Mundohuni t’i jepni vetes një rregull të saktë, atë të 75%: çfarëdo veprimi që bëni për të marrë atë që dëshironi sigurohuni që t’i kushtoni të paktën 75% të angazhimit tuaj, nëse i kushtoni më pak do të thotë se jeni të kënaqur.
Një gjë tjetër që duhet të bëni patjetër është të pranoni faktin se mund të keni bërë disa gabime në të kaluarën: a keni arritur ndonjëherë qëllimet që i vini vetes por nuk ndiheni plotësisht të lumtur? Në realitet është krejt normale, të gjithë ne ndonjëherë vendosim qëllime që duhen arritur, megjithatë nuk na pasqyrojnë vërtet dhe prandaj edhe kur i arrijmë nuk jemi mirë me veten. Pranoni gabimet tuaja dhe bindni veten se keni ende kohë për të ndryshuar.
Nëse e gjithë kjo nuk ende është e mjaftueshme dhe ju ende ndiheni si një person me një jetë mediokre, ju mund të vendosni ta ndryshoni atë: braktisni siguritë tuaja për të panjohurën dhe rishkruajeni plotësisht historinë tuaj, ajo mund të jetë e komplikuar, por ndoshta është e vetmja zgjidhje. Çfarëdo që të vendosni të bëni, mos harroni se duhet të merrni përgjegjësi për çdo gjest, është e vetmja mënyrë për të pasur kontroll të plotë mbi jetën tuaj.
Burimi / https://aprilamente.info/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.