* Ai kuptoi se njerëzit kishin nevojë për kohën e tij dhe jo domosdoshmërisht për paratë e tij.
Një biznesmen milioner hoqi dorë nga jetesa si “playboy” dhe të gjitha paratë e tij, pas një aksidenti horror me Ferrarin, që kushtonte 150 mijë dollarë.
38-vjeçari Mazzi Dumato me origjinë nga Siria, i cili u rrit në Brazil dhe Dubai hodhi poshtë luksin “e pakuptimtë”, në favor të filantropisë.
“Kur bleva Ferrarin mendova se arrita gjithçka që kisha kërkuar. Dy javë më vonë bëra aksident. Atë mëngjes, në burg, personi i parë që kam takuar ishte dikush që e njihja pesëmbëdhjetë vjet më parë. Ai ishte babai i një prej miqve të mi më të ngushtë në shkollë të mesme. E adhuroja, sepse kishte pesë makina dhe ishte një biznesmen i madh në Dubai. Ai më dha një dyshek dhe një jastëk, u shtriva mbi to dhe mendova: Kjo është gjithçka që tani kam. Nuk isha më Mazzi i madh, që mendoja se isha gjatë gjithë kohës. Ky ishte realiteti i pabesueshëm”.
Një vit pas largimit nga Dubai, ai e gjeti veten në një klub në Brazil, duke folur me një grua për Afrikën. Ajo quhej Milena dhe më pas u bë bashkëshortja e tij. Ajo e bëri të kuptojë se, “njerëzit kishin nevojë për kohën e tij dhe jo domosdoshmërisht për paratë e tij”.
Pas kësaj përvoje në jetë, ai vendosi që një pjesë të parave ta shpenzojë për të kuruar njerëzit e sëmurë, përfshirë gruan e tij dhe kunatin të prekur nga kanceri, ndërkohë që ngriti një spital në Brazil për të sëmurët me këtë sëmundje.
Gjithashtu investoi 1 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme, e me lekët e qirasë ndihmon njerëzit në nevojë.
Bashkë me bashkëshorten rri në rulotë ose në dyqanin tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.