Në fokus

May 29, 2018 | 11:29

Arsyeja pse tradhtojnë femrat…

Në momentin që dy persona lidhin jetën me njëri-tjetrin premtojnë besnikëri në përjetësi, por në fakt në realitet kjo nuk ndodh. Të gjithë duhet ta pranojmë faktin që njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre dhe tradhtia lidhet me një arsye që nuk është dhe aq shumë në dorën tonë.

Një studim i kryer së fundmi nga “Illicit Encounters”, një “website” i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante.

Së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët.

Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit! Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Diferenca është e madhe.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë këto:

  • 66% e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.
  • 86% e burrave thanë se do t’i jepnin fund një tradhtie nëse babai i tyre do ta zbulonte dhe do t’ia kërkonte diçka të tillë.

Ky studim është bazuar tek 100.000 përdoruesit e “Illicit Encounters” .

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top