Këshilla & Arsye

February 14, 2018 | 13:47

Arsyet pse 97% e femrave nuk janë gati të bëhen nëna

Të jesh nënë është detyrë e vështirë që kërkon shumë durim, përkushtim, forcë emocionale dhe aftësi të mira për të organizuar e menaxhuar kohën.

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, 97% e grave dhe vajzave në botë nuk ndihen gati për t’u bërë nëna, përfshirë edhe ato që kanë lindur, por nuk kanë qenë gati. 64% e tyre besojnë se të jesh nënë në ditët e sotme është shumë më e vështirë se në të kaluarën.

Shumë angazhime

Ditët e sotme gratë kanë shumë angazhime në përditshmërinë e tyre, si kujdesi ndaj fëmijëve, kujdesi për shtëpinë, angazhimet profesionale, kujdesi për prindërit ose për vjehrrit, etj. 82% e grave në gjithë botën kujdesen vetë për fëmijët, 57% kontribuojnë për të ardhurat financiare në familje, 25% kanë vetëm të ardhurat e tyre personale për të rritur fëmijët dhe 19% e tyre kanë në familje edhe prindërit ose vjehrrit e moshuar për të cilët duhet të kujdesen.

Durimi dhe organizimi

Për të përballuar të gjitha angazhimet, nënat konfirmojnë se duhen shumë aftësi të mira menaxhuese e mbi të gjitha durim. 76% e nënave pranojnë se u mungon durimi i nevojshëm, 54% nuk kanë forcën e duhur emocionale për të përballuar ndryshimet dhe 66% e tyre kanë dikë që i ndihmon për kujdesin ndaj të vegjëlve.

Mëmësia perceptohet ndryshe

Studimi tregoi se në vende të ndryshme të botës, mënyra si jetohet mëmësia është e ndryshme. Për shembull nënat meksikane i kushtonin më shumë rëndësi karrierës, shoqërisë sesa fëmijëve, koreano-jugoret dhe japonezet besojnë se përgjegjësitë e tyre kryesore janë brenda shtëpisë, ndërsa nënat franceze ia besojnë rritjen e fëmijëve gjysheve që t’u mësojnë atyre vlerat e traditat e familjes.

Burimi / www.pernenat.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com