Baballarët, veçanërisht ata që janë të dashur, mund të kontribuojnë shumë në lumturinë e përgjithshme të një fëmije. Është shumë kënaqësi të luash me babin, të qeshësh me të madhe dhe të dëgjosh nënën duke bërtitur nga një dhomë tjetër: “Kini kujdes, mos prishni asgjë!”. Një gjë e tillë mund t’i bëjë fëmijët inteligjentë dhe lista nuk mbaron këtu.
“Bright Side” tregon se sa e dobishme dhe e domosdoshme është dashuria atërore.
Fëmijët e baballarëve që kujdesen kanë IQ (nivel inteligjence) më të lartë.
Sipas një studimi të kryer nga Erin Pougnet në Universitetin Concordia, baballarët japin një kontribut thelbësor në funksionimin njohës dhe të sjelljes së fëmijëve. Si vajzat, ashtu edhe djemtë, shfaqën performancë më të lartë të inteligjencës dhe më pak probleme. Për më tepër, vajzat që kishin baballarë të kujdesshëm shfaqën më pak çrregullime emocionale dhe të sjelljes në para-adoleshencë.
Vajzat e tyre janë më të zgjuara dhe më këmbëngulëse.
Baballarët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në rrugën akademike të një gruaje të re. Baballarët e dashur i ndihmojnë vajzat të marrin punë me paga më të mira dhe madje edhe të promovohen. Sipas një studimi, vajzat nën kujdesin e inkurajimit të baballarëve zënë punë që zakonisht merren nga burrat. Përveç kësaj, shumë sportiste femra profesioniste ua japin meritën baballarëve të tyre që i kanë mbështetur gjatë gjithë udhëtimit.
Djemtë qëndrojnë larg bandave.
Baballarët kanë një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e identitetit të fëmijës dhe marrëdhëniet shoqërore. Fëmijët nga familjet pa baba kanë 3 herë më shumë gjasa të bëhen kriminelë deri në moshën 30 vjeç. Gjithashtu thuhet se shumica e anëtarëve të bandës vijnë nga familje pa baba.
Fëmijët e tyre kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë varësi.
Edhe pse nënat kujdesen më shumë për fëmijët sesa baballarët, disi djemtë dhe vajzat janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të varësisë nga substancat narkotike, veçanërisht djemtë. Është vlerësuar se shumica e pacientëve që vuajnë nga abuzimi me lëndët narkotike vijnë nga një familje pa baba.
Ata kanë inteligjencë më të lartë emocionale.
Dr. Anthony T. DeBenedet dhe Lawrence J. Cohen besojnë se kjo marrëdhënie rrit besimin e fëmijëve në mënyrë të konsiderueshme. Shumë britma, të qeshura dhe klithma gjithashtu rrisin inteligjencën emocionale të fëmijëve. Duke u argëtuar shumë me baballarët e tyre, fëmijët mësojnë të empatizohen dhe kontrollojnë më mirë emocionet e tyre.
Fëmijët kanë vetëvlerësim më të lartë.
Baballarë që sigurojnë kujdes të drejtpërdrejtë për fëmijët e tyre përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve. Ata fëmijë që kanë një marrëdhënie të ngrohtë me baballarët e tyre zakonisht ndihen më të sigurt në vetvete kur rriten. Në këtë rast, baballarët luajnë rolin e një shoku që udhëzon fëmijët e tij të vegjël në drejtimin e duhur dhe i ndihmon ata nëse duhet.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.