Këshilla & Arsye

November 3, 2018 | 8:20

Arsyet pse disa femra preferojnë të qëndrojnë beqare

Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore.  Ja disa arsye, pse këto femra janë single:

  1. Kanë personalitet të fortë

Vetëbesimi  ndikon që të shfaqen  shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.

  1. Janë besnike ndaj miqve

Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre.

Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kujtohen për ta vetëm kur kanë interes.

  1. Nuk janë të dëshpëruara

Femrat single, ja dedikojnë  kohën e tyre gjërave  që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.

  1. Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre

Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.

  1. Janë aventuriere sensuale

Femrat single nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.

  1. Janë ambicioze

Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.

  1. Nuk i pëlqejnë kompromiset

Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.

 

Burimi / invt.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top