Në fokus

April 23, 2020 | 8:16

Arsyet pse disa njerëz po pësojnë krizë identiteti gjatë izolimit

Izolimi si pasojë e përhapjes së pandemisë ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, por edhe ka privuar lirinë dhe autonominë tonë. Kjo mund të ndikojë në perceptimin tonë për veten sepse gjërat që na kanë ndihmuar të formojmë kush jemi, familja, miqtë, shkuarja në punë, kujdesi për veten, ndjekja e aktiviteteve të ndryshme, pasioneve janë hequr prej nesh.

Pra, heqja e këtyre elementëve kryesorë mund të na bëjë të dyshojmë se kush jemi dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të përjetojnë një “krizë” të identitetit. Psikologu Paul Marsden nga Universiteti i Arteve në Londër shpjegon saktësisht pse po ndodh kjo.

“Një ndjenjë pozitive e identitetit drejtohet nga tre gjëra: të kesh një sens të autonomisë, një ndjenjë të lidhjes dhe një ndjenjë të kompetencës. Izolimi si pasojë e virusit paraqet një problem për të tre këto gjëra. Ndjenja jonë e autonomisë, liria, zgjedhja dhe kontrolli ndikohen nga kufizimet. Ndjenja jonë e lidhjes është në krizë pwr shkak tw distancimit shoqëror dhe ndjenja jonë e kompetencës, si arritja, mjeshtëria dhe suksesi është në krizë sepse ndjehemi të paaftë për t’u marrë me të”.

Por si duket në të vërtetë kjo krizë e vetvetes?

Rebecca Lockwood hedh dritë mbi këtë dhe shpjegon pse kaq shumë njerëz po e gjejnë veten duke u përballur me këtë problem.

“Një krizë identiteti është kur një person fillon të ndjehet i hutuar në atë që i pëlqen, asaj që nuk pëlqen dhe mund të fillojnë të ndjehen të pasigurt se kush janë dhe çfarë duan nga jeta. Ata e vënë vazhdimisht në dyshim veten dhe ndjehen të pasigurt.”

Rebecca shton se kjo zakonisht ndodh kur ndodhin ngjarje të rëndësishme emocionale, të tilla si ndarje apo situata aktuale e izolimit.

Psikologia Rachel gjithashtu ofron një arsye tjetër pse njerëzit po e përjetojnë këtë situatë. Ajo sqaron se mendjet tona zakonisht shpërqendrohen nga aktivitetet e përditshme, por në këtë moment kjo është pamundur, për shkak të virusit.

“Mendjet tona janë të zëna me detyra, përgjegjësi dhe plane, të gjitha gjërat që krijojnë shumë “zhurmë” të brendshme. Kur këto gjëra janë hequr dhe “zhurma” zhduket, ne mund ta gjejmë veten duke pyetur se kush jemi në “qetësi”.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top