Këshilla & Arsye

January 11, 2019 | 14:14

Arsyet pse duhet të falni, madje edhe ata që nuk e meritojnë

Ne gjithë jetën bartim barrën e atyre që na kanë lënduar. Dhe pas çdo personi të gabueshëm kjo barrë bëhet gjithnjë e më e madhe, aq e madhe sa që na pengon të jetojmë. Mirëpo, ka edhe të tillë që dinë të falin madje edhe ata të cilët nuk e meritojnë, sepse e dinë që:

Kjo ndihmon për të ecur përpara

Mosfalja – do të thotë të mos i harrosh lëndimet, urrejtjen dhe pakënaqësinë. Kjo do të thotë që të mbash brenda vetes dhembjen. Ne vazhdimisht e sjellim në kokën tonë skenarin e atyre ngjarjeve, të cilat na kanë lënduar. Sërish dhe sërish, në vend që të përqendrohemi në perspektivat më të këndshme.

Falja, para së gjithash, ju nevojitet juve

Aty është esenca. Mendojmë që falja u takon personave të tjerë. Që ta heqim barrën nga vetja. Mirëpo, në të vërtetë, falja është e rëndësishme për ju personalisht. Nëse nuk falni nuk do të mundë të vazhdoni përpara. Ju falni për t’u çliruar dhe për të mos jetuar në të kaluarën.

Falja duhet të jetë për të gjithë

Jo vetëm për ata të cilët kanë kërkuar falje. Në të kundërtën, ku qëndron kuptimi i faljes? Njerëzit me karakter të fortë falin madje edhe ata që nuk e meritojnë një gjë të tillë. Nëse nuk ndodh falja, zemërimi juaj i ndrydhur do të shprehet tek njerëzit e tjerë përreth jush dhe do të bëhet traumë dhe kompleks juaji, por gjithashtu do të rrisë mosbesimin tek njerëzit.

Të falësh do të thotë të çlirohesh

Vetëm pasi të falësh, ju do të pajtoheni me të kaluarën, që ajo të mos pengojë të ardhmen tuaj. Kur të çliroheni nga e kaluara dhe dhembja, ju do t’u lironi vend emocioneve dhe ndjenjave të reja.

Të falësh nuk do të thotë që duhet patjetër të jeni miq me ata të cilët ju kanë shkaktuar dhembje. Thjesht, ju e kuptoni që ata kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetoni me atë plagë. Nuk do të prisni më nga njeriu, i cili ju ka thyer zemrën, të kthehet dhe çdo gjë të bëhet “ashtu siç ka qenë”. Do të filloni t’i shëroni plagët, pavarësisht nga nëse do të mbeten shenja.

Të falësh nuk është triumf i padrejtësisë

Falja është për krijimin e drejtësisë personale, karmës dhe fatit personal. Esenca qëndron aty që sërish të ngriheni në këmbët tuaja dhe të vendosni të mos jeni të palumtur për shkak të së kaluarës. Të falësh është kuptimi i asaj që plagët tuaja nuk do të përcaktojnë të ardhmen. Të falësh nuk do të thotë që jeni dorëzuar. Ajo do të thotë që jeni të gatshëm të mblidhni forcën dhe të vazhdoni më tej.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top