Arrat kanë shumë kalori, rreth 650 kal për 100 gramë. Në arra gjejmë 16% proteina, 12% glucide dhe më shumë se 60% yndyra. Për sa i përket këtyre të fundit, nuk flitet për yndyra negative për organizmin, përkundrazi, por për të famshmen omega 3 dhe omega 6, të cilat kanë një aksion pozitiv mbi kolesterolin dhe trigliceridet.
Arrat janë të pasura me kripëra minerale, si potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina. Mes tyre B1, B2, B6 dhe vitamina E, e cila ndihmon për të parandaluar radikalet e lira dhe si pasojë plakjen.
Arrat mund të konsumohen edhe si qëllim për të parandaluar këto patologji. Duke qenë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen edhe për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.
Arrat gjithashtu janë të këshilluara edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, për një zhvillim të fetusit. Kundër ndikimet, janë të pakta dhe me tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.