Këshilla & Arsye

October 10, 2020 | 8:16

Arsyet pse duhet të hiqni dorë nga mediat sociale…

Mediat sociale kanë zënë një vend shumë të madh në jetën tonë, aq sa tani ne jemi më të lidhur se kurrë me to. Një studim në Britani ka treguar se një person e kontrollon telefonin e tij mesatarisht 28 herë në ditë kot.

Edhe pse mediat sociale sjellin përfitime, përdorimi i tyre shumë shpesh mund t’ju bëjë të ndiheni gjithnjë e më të pakënaqur dhe të izoluar në planin afatgjatë. Këtu janë gjashtë mënyra që mediat sociale mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor pa e kuptuar as vetë.

  1. Ndikojnë në vetëvlerësimin tuaj

Të gjithë kemi pjesën tonë të pasigurive, disa për të cilat flasim hapur dhe të tjera që preferojmë t’i mbajmë për vete. Sidoqoftë, krahasimi i vetes me të tjerët në mediat sociale duke parë fotot e tyre të përsosura estetikisht në Instagram mund të bëjë që pasiguritë të shtohen. Një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës zbuloi se shumë njerëz vuajnë nga “zilia në Facebook” dhe kjo është diçka që ndikon shumë në jetën e tyre.

“Kur shohin një fotografi ku dikush duket shumë i lumtur, njerëzit që kanë probleme me vetëbesimin ndihen keq pasi bëjnë krahasimin me veten dhe gjejnë pikërisht të krahasojnë atë gjë që i shqetëson.” shpjegon Tim Bono, psikolog dhe autor i librit “ Kur ‘liket’ nuk mjaftojnë”. Ai thotë se ajo që mund të bëni është të mundoheni të qëndroni sa më pak në rrjetet sociale dhe të shikoni sa më pak jetën e të tjerëve në to.

  1. Ndikon në lidhjet njerëzore

Si qenie njerëzore, është shumë e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të komunikojmë dhe të krijojmë lidhje personale me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë për ta bërë këtë kur jemi ngjitur në ekranet drejtkëndëshe, duke u njohur më shumë me fasadat dixhitale të miqve tanë sesa personat në jetën reale. Një studim i botuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë që vlerësoi 5,208 njerëz zbuloi se përdorimi i rregullt i Facebook-ut kishte një ndikim negativ në mirëqenien e një individi.

  1. Ndikon në kujtimet tona

Mediat sociale mund të jenë të shkëlqyera për të shikuar me kujdes kujtimet dhe për të rrëfyer se si ndodhën ngjarjet e së kaluarës. Sidoqoftë, ajo gjithashtu mund të shtrembërojë mënyrën në të cilën mbani mend disa gjëra të caktuara nga jeta juaj. Shumë prej nesh shpenzojmë shumë kohë duke u përpjekur të bëjmë një foto perfekte të një mrekullie, kur në fakt në të vërtetë po humbim mundësinë që kemi për ta parë atë mrekulli me sytë tanë.

“Nëse e drejtojmë gjithë vëmendjen tonë në bërjen e fotografive më të mira për ndjekësit tanë të mediave sociale, më pak kohë do të jetë në dispozicion për të shijuar aspekte të tjera të përvojës në kohë reale,” tha Bono. Kalimi i shumë kohë në telefonat tanë do të heqë ato aspekte të tjera të përvojës, duke minimizuar lumturinë që mund të kemi mbledhur prej saj.

  1. Ndikon në gjumin tonë

Gjumi i mjaftueshëm ka një rëndësi të madhe. Sidoqoftë, shumë i përdorin telefonat para se të flemë duke bërë që ta kenë më të vështirë të flenë pasi drita nga telefoni vetëm disa centimetra nga fytyra mund të bllokojë çlirimin e melatoninës, një hormon që na ndihmon të ndjehemi të lodhur.

  1. Ndikon në përqendrim

Nuk është vetëm truri juaj për të cilin duhet të shqetësoheni, por edhe shkalla në të cilën truri juaj është në gjendje të përqendrohet plotësisht. Edhe pse është e lehtë të marrim çdo informacion që duam në një klik, kjo na bën më përtacë. Gjithashtu, në momentin që çdo informacion gjendet i gatshëm, ne e kemi më të vështirë të përqendrohemi në atë që po lexojmë dhe të jemi në gjendje të bëjmë diçka vetë.

  1. Ndikon në shëndetin mendor

Jo vetëm që mediat sociale janë provuar të shkaktojnë pakënaqësi, por ato gjithashtu mund të çojnë në zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor të tilla si ankthi ose depresioni kur përdoren shumë ose pa kujdes.

Në Mars të 2018-ës, u raportua se më shumë se një e treta e të rinjve nga një sondazh i 1000 individëve deklaroi se ata do ti mbyllnin rrjetet sociale, pasi i bënë të ndihen të shqetësuar, trishtuar ose të dëshpëruar.

Ndërsa nuk keni pse domosdoshmërish të hiqni dorë nga mediat sociale, nëse ndiheni sikur po fillon t’ju shqetësojë, pse të mos merrni parasysh caktimin e hapësirave kohore pa media sociale gjatë rutinës suaj ditore? Ndryshimi mund t’ju bëjë shumë mirë.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top