Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë. Nëse kjo larmi përfitimesh nuk ju bind mjaftueshëm, atëherë lexoni arsyet përse duhet të hani kos çdo ditë.
I bën mirë stomakut
Kulturat e gjalla te kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë. Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.
Osteoporoza
Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalciumit. Kosi është i pasur me kalcium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.
Tensioni i gjakut
Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut. Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50%.
Pesha
Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla. Pasi përthithet kalciumi nga kosi, ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit, ndërkohë që aminoacidet djegin yndyrën e tepërt. Rekomandimet vlejnë gjithnjë për kosin me pak yndyrë.
Skuqjet e lëkurës te bebet
Kosi është ideal për lëkurën e ndjeshme të bebeve. Atë mund ta përdorni për të trajtuar skuqjet në lëkurë të shkaktuara nga pelenat.
Vitaminat
Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitaminë B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.
E ftohura
Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos në ditë për t’u shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin. Ky produkt përgjysmon shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.
Shëndeti i lëkurës
Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim. Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.
Shëndeti i flokëve
Kosi është i dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qime floku dhe pastron skalpin nga zbokthi. Sigurisht që kosi duhet të jetë i bërë vetë dhe jo i përpunuar.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.