Me rritjen e temperaturave rritet edhe vështirësia për të mbajtur trupin të hidratuar. Edhe një shëtitje e vogël mund t’ju lodhë dhe të shkaktojë dehidratim. Por nga shumë ekspertë vlerësohet si mjaft e rëndësishme konsumimi i mangos dhe lëngjeve të ndryshme që mund të bëhen me anë të tij.
Mango vlerësohet për përfitimet e tij shëndetësore. Ai është i pasur me vitaminë A dhe E dhe përmirëson sistemin hormonal. Gjithashtu parandalon dehidratimin dhe ndihmon në kurimin e çrregullimeve të stomakut si kapsllëk, probleme me tretjen dhe diarre.
Konsumimi i mangove ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, forcon shëndetin kardiovaskular dhe largon toksinat nga trupi. Gjithashtu ul rrezikun për prekjen nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.