Panxhari i kuq përmirëson presionin e gjakut
Panxharët janë të pasur me nitrate, të cilat trupi i konverton në oksid nitrik, një kompleks që zbut dhe zgjeron enët e gjakut, duke i kthyer ato në furnizues me lëndë ushqyese dhe oksigjen. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë, dhe ndoshta presion të ulët të gjakut. Një studim shumë i vitit 2012 zbuloi se 13 njerëz që pinin vetëm një gotë lëng panxhari përkohësisht ulën presionin e gjakut me një mesatare prej 4 deri në 5 pikë. Një tjetër studim i publikuar në Hipertension në 2008 zbuloi se njerëzit që pinin lëngun e panxharit kishin një rënie prej 10 mmHg në presionin e gjakut dhe koagulimin e gjakut tre orë më vonë, krahasuar me ata që pinin ujë.
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Panxhari i kuq jo vetëm që ka një ndikim potencial pozitiv në tensionin e gjakut, por gjithashtu është i pasur me një alkaloid bimor të quajtur betaine, si dhe folati i vitaminës B, të cilat së bashku ulin nivelin e homocisteinës në gjak, i cili në nivele të larta rrit rrezikun për dëmtimin e arterieve dhe sëmundjet e zemrës.
Rrit rezistencën
Panxhari përdoret shumë nga atletët, çiklistët e sportistë të ndryshëm, pasi rrit performancën dhe i bën ata më të qëndrueshëm.
Truri mund të funksionojë më mirë
Oksidi nitrik zbut dhe zgjeron enët tuaja të gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru duke përmirësuar funksionin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme me kalimin e moshës, sepse sa më shumë kalon koha, aq më e vogël është aftësia për të gjeneruar oksid nitrik.
Mëlçia do të jetë më e pastër
Mëlçia juaj bën punën e vështirë të pastrimit të gjakut dhe “detoksifikon” trupin tuaj. Ju mund të lehtësoni ngarkesën e saj me anë të konsumit të përditshëm të panxharit. Hulumtimet tregojnë se betaine, një aminoacid i gjetur te panxhari mund të ndihmojë në parandalimin dhe zvogëlimin e akumulimit të yndyrës në mëlçi.
Lufton sëmundjet kronike
Panxhari i kuq gjithashtu përmban antioksidantë dhe anti-inflamatorë që luftojnë sëmundjet kronike të lidhura me radikalet dhe inflamacionin, si sëmundjet e zemrës, obezitetit dhe kancerin.
Panxhari kuron kapsllëkun
Konsumi i panxharit është një mënyrë për të mposhtur kapsllëkun, sepse është një ushqim i pasur me fibra. Panxhari gjithashtu ul rrezikun e shfaqjes së hemorroideve.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.