Sipas hulumtimeve, çdo buzëqeshje ose shaka e bërë në punë sjell me vete një mori përfitimesh biznesi.
“Kur filloni të qeshni, jo vetëm që lehtësoni ngarkesën tuaj mendore por pësoni edhe ndryshime fizike në trupin tuaj,” shpjegon Klinika Mayo. Kështu ju rrisni furnizimin e trupit me oksigjen, duke rritur çlirimin e endorfinës nga truri juaj. E qeshura gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë relaksimin e muskujve, të dyja mund të ndihmojnë në uljen e disa prej simptomave fizike të stresit.
Duke pasur parasysh gjithë hulumtimet që tregojnë se stresi më i ulët është në dobi të punonjësve dhe zvogëlon abstenimin, liria për të qeshur duket jo vetëm e mirë, por e domosdoshme në punë. Një grup studiuesish madje zbuluan se pas shikimit të një video-komedie, punonjësit ishin 10% më produktivë se sa homologët e tyre.
Megjithatë, mund të ketë ndikime negative nga humori i tepërt. Për shembull, drejtuesit që ngacmojnë anëtarët e stafit ose thonë shaka jo të hijshme mund të bëjë që edhe punonjësit e tjerë të sillen keq. Sipas profesorit të Shkollës së Biznesit në Harvard, Rosabeth Moss Kanter vihet re se pakicat numerike në situata profesionale, siç janë gratë kundrejt një grupi burrash, mund të ndjehen nën trysni për të qeshur me shaka që mund të poshtërojnë pakicën. “Çmimi i këtij lloj pranimi është ulja e respektit për secilin individ të kategorisë minoritare,” thotë ajo.
Por brenda kufijve të lejuar, e qeshura në tërësi është një gjë e mirë dhe përfitimet i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Këshilla që ju jepet është: Lëreni buzëqeshjen tuaj të dalë natyrshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.